JEMI SHTET MYSLIMAN DHE SHOQERI MYSLIMANE

Enes Limani

Fatkeqesishtë disa njerëz mundohen me mish e me shpirtë të na paraqesin ata që nuk jemi duke u bazuar në disa gjëra normale qe sote jo vetem perëndimi por e gjith bota i bën sepse është standart i kohes dhe me këto lëvizje nuk përcaktohet se nga shkon një shoqeri e caktuar. Por kohet e fundit në Kosove disa njerez dhe madje edhe komunitete doemos Kosovën mundohen ta paraqesin ndryshe ose tentojne të ndryshojne diq p.sh. Pak me heret ish presidentja dhe komuniteti krishter kerkonin një rimëkëmbje apo nje “pakëzim kulturorë” kurse në kete diskurs sot e gjejmë edhe këtë njeri (Blerim Latifin) qe si duket i ka të ngaterruara statistikat.

Blerimi kerkon që te bëhet një regjistrim nëse jemi ose jo Mysliman dhe këte e ben me qellim qe nëse bëhet nje regjistrim i tille të manipulojnë me shifrat sepse ne 2011 janë deklaruar se jane 96% mysliman dhe ka qenë e vetmja pune ku nuk iu është bere “hile” myslimanëve të Kosovës andaj ne i themi Blerimit se me k’to statistika ku të gjith pa kurrfar dhune kan deklaruar se janë mysliman na bëne qe te jemi nje shtet mysliman edhe atë ne mes të Europes dhe fatmiresishte jo e kunderta.
Por pse ne jemi shoqeri Myslimane? Ne vazhdojmë të jemi një shoqeri moderne që jetojmë në hapsirën e kontinentit Europian dhe sigurishte dokja jone dhe sjellja jone nuk ka të ngjare me doket dhe zakonet e lindjes madje as me veshjen e tyre por duhet të besh dallim mes dokeve te lindjew dhe te atyre islame dhe pikerishte ketu e ke ngaterruar “shoqerin myslimane!

Ne vazhdojme të jemi Europian mirpo jemi shoqëri myslimane sepse tek ne mundë të gjesh Xhamia të panumërta dhe shume të tjera në ndërtim nga vete populli.
– Pa problem tek ne do të munde ta shohësh një polic, një ushtarak, një profesor, një student etj te kryej ritin e Namazit edhe perkunder që në instanca shtetërore eshte bërë ndalesa me dhune nëpërmjet ligjeve laike.
– Aspak nuk eshtë qudi që kur të vije muaji i Ramazanit ne kohë iftari sheshet e qyteteve do të i gjesh ose te shtruara me iftare, ose të zbrazura sepse janë të gjithe duke bër iftare, madje edhe kafenet largojne alkoolin dhe mbyllen gjat ditës ose e reduktojne punën.
– Dhe sikur per inatin tuaj kur të vije dita e Xhuma (Premte) xhamite gëlojne nga rinia dhe fatkeqsishtë në munges të xhamive rinia falen nëpër rrugë duke dëshmuar perkushtimin ndaj islamit.
– Nuk është qudi kur në ditën e Bajramit mediat e mëdha botërore të ilustrojnë ballinat e tyre me foto nga falja e bajramit në Kosovë.
– Madje nuk është aspak qudi kur edhe futbollistet, gjudistët, madje edhe këngetaret (Rita Ora) thon me krenari se ne jemi Mysliman/e dhe këtë e bëjn ose duke rënë në sexhde (me ball per toke), ose duke e dëshmuar me gishtë të ngritur lartë, ose me gojët e tyre.
– Po u gjende në ndonjë qytet mysliman në kohë të namazit do të bindesh se je në një qytet orientalë nga ezanet (Thirrjet) që bajnë muezinët.
– Nese do ta hapesh TV mesiguri se ke me ndëgjuar VIP-at Kosovarë duke dëshmuar që janë mysliman nëpër deklaratat e tyre telivizive.
– Kemi Medrese, Fakultet të studimeve Islame, dhe Master, kemi nje institucion të organizimit të Myslimanëve siq është BIRK-u dhe kemi lider që i thon vetit Mysliman ani pse ndonjëher nuk iu përmbahen riteve te kësaj feje.
– Madje nëse del në qyetet pa kurrfar dhune do të hasesh një numër i madh i bijave tona që me knaqësi dhe pa kurrfar dhune e mbajnë mbulesen edhe pse laikët mundohen të ua mohojnë arsimimin dhe si per paradoks ne hollin e kuvendit e mbajne në fotografi nje femër të mbuluar (Terezën).
– Madje edhe ju Blerim keni mbiemrin “LATIFI” që nuk mundë ta largoni.Dhe krejtë ne fundë të pershendes me atë qe përshendetemi ne nga qyteti i minareve dhe qyteti i lidhjes ku ishte nje hoxhë ne krye te saj, dhe po ashtu nga kryeqyteti historik i shqiptareve me eselamualejkum.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne