Jemi të margjinalizuara, por kjo na bën më të forta sepse jemi gra

Shkruan: Adna Çerkezi

Sot është dita për të folur për një çështje mjaft të ndjeshme që ka filluar të jetë delikate në Kosovë edhe pse nuk ka qenë… por gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, do të flas për shaminë pikërisht në ditën ndërkombëtare të saj.

Nuk do t’ju flas për ndjesinë time për të e as arsyjen pse vendos ta bart sepse është krejt personale por ju garantoj se nuk është e imponuar, besoj që fytyra ime e tregon këtë. E reflektoj atë në mënyrën time.

Ajo që dua të fokusohem është pikërisht qasja e të tjerëve me ne.

Kur them të tjerët e kam fjalën për të gjithë ata ose ato që nuk e bartin apo nuk e kuptojnë saktë domethënien e shamisë.

Rëndom dëgjojmë dhe lexojmë prononcime dhe “ide briliante” për obligimin në duhet ose jo të bartet. Gjithësesi, mendimi respektohet. Por kush e ka të drejtën morale e pse jo edhe materiale patjetër që jemi ne, paçkase askush nuk na pyet. Por tek e fundit kujt po I intereson kush më jep leje të flas, unë flas kur të dua sepse kam të drejtën time si vajzë, si qytetare e Kosovës dhe mbi të gjitha si një njeri.

Kam publikuar në portale të ndryshme disa shkrime për shaminë edhe për tema sociale gjithashtu, dhe kur nisa të shkruaj për shami, disa që më duan të mirën më thanë “pse po shkruan për kto, mos I hy lluagve e laknave”. E unë e kam pasur një përgjigje për ta që “llugave që po ju hy, janë të vetmet lluga që unë do të flasë gjithë jetën pa marë parasysh luhatjeve në jetë, sepse janë llugat dhe laknat e mia që ballafaqohem çdo ditë”, ky ka qenë dhe do të jetë qëndrimi im.

Secila prej nesh ka historinë e saj.

Secila prej tyre do të ishte një libër më vete.

Sepse secila jemi pjesë e një grupi të margjinalizuar. Por kjo na bën më të forta sepse jemi gra.

Nuk dua të ju pyes se cili është mendimi juaj kur më shikoni sepse të jem e sinqertë nuk më intereson sepse jam kjo që jam, e di veten ku jam dhe kaq më mjafton. Kaq duhet të ju mjaftoj të gjitha grave që kanë shaminë.

Unë do të vendos shaminë si dua dhe të jetoj si dua. Askush nuk do të japi llogari për mua askund, jam unë ajo që do të flas për vendimet dhe mënyrën e jetës sime. Mjaft gjykuat dhe treguat se si dhe pse duhet vendosur, se jo që po ndikoni tek unë por lodhni veten dhe tregoni se deri ku mund të shkojë logjika dhe niveli I dijes suaj.

E në anën tjetër ka pasur mjaft zëra që na përkrahin nga bota e burrave. Patjetër që çdo zë inkurajues dhe përkrahës është forcë. E rëndësishme është kyrefjala “ne”.

Po, “ne” gratë që kemi marë përsipër të sfidojmë tendencat për të humbur identitetin konfesional, të sfidojmë aspiratat fiktive të këtij emancipimi fiktiv të mveshur me feminiziëm agresiv.

Jam edukuar që e vogël që problemin ta shikoj nga lart sepse sa më lart të ngjitemi aq më I vogël bëhet problemi. Për momentin jam në ngjitje e sipër por jam tejet e sigurt që jam gati të ngjitëm edhe më./kpost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne