Nuk jeni të sëmurë: Kujdesi shëndetësor i Kanadasë harxhon shumë për të shmangur pak tarifa

Agjencia shëndetësore e Kanadasë akuzohet se ka harxhuar rreth 88,000 dollarë në tarifat administrative dhe ligjore për të shmangur pagesën e një kërkese mjekësore që arrin në një pjesë fare të vogël të asaj shume.

Vetëm disa ditë pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau i tha Kombeve të Bashkuara se ai është i përkushtuar për përmirësimin e jetës së Kanadezëve vendas, u zbulua se Otava kishte shpenzuar mbi 88,000 dollarë në pagesa ligjore për të shmangur pagesën e rreth 5,000 dollarëve për të rimbursuar kujdesin e një aborigjeni, i cili u diagnostikua me dhimbje kronike të dhembëve.

Sipas shifrave të publikuara nga aksesi i Informacionit, Josey Willier, një adoleshent nga Sucker Creek First Nation, vuante nga dhimbja kronike e kokës dhe nga dhimbja e nofullës për shkak të dhëmbëve me probleme që nga lindja.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se në 2014 dy dentistë paralajmëruan se pa protezë, Willier do i duhej më vonë një operacion më i gjerë në nofull. Një nga dentistët gjithashtu paralajmëroi se pa trajtimin e duhur, Willier mund të humbasë aftësinë për të ngrënë dhe për të folur.

Familja e Willierit i kërkoi programit përfitues të shërbimeve shëndetësore i administruar nga qeveria federale për ti ndihmuar në pagimin e një operacioni prej 5,000$. Kërkesa e familjes u refuzua nga shëndetësia kanadeze, e cila argumentoi se gjendja nuk ishte mjaft e vështirë për proteza. Më pas, familja e coi rastin e tyre në gjykatën federale, ku një gjyqtar gjithashtu konsideroi se protezat ishin të pajustifikuara.

CEshtja e vashdueshme 16-mujore ne gjykatë i kushtoi qeverisë kanadeze pothuajse 88,000 dollarë. Shpenzimet mund të jenë edhe më të larta, pasi familja në qershor paraqiti një ankesë per apelim të vendimit.

“Unë mendoj se është mizore,” tha Cindy Blackstock, zëdhënëse e Shoqatës :the First Nations Child and Family Caring Society”.

“Si taksapaguese, unë jam absolutisht e hutuar që Kanadaja shpenzon 110,000$ [dollarë kanadezë] për të mbrojtur një investim prej 6,000$ në ndihme të fëmijës. Mund ti kishin përdorur ato para për tu blerë 18 fëmijëve në nevojë mjekime dhe shërbime dentare që do u duheshin. ”

Në një deklaratë drejtuar për The Guardian, Shendetesia Kanadeze (Health Canada) – duke shmangur me kujdes çështjen – kufizoi vërejtjet e saj në procesin e përdorur për të vlerësuar kërkesën.

“Në këtë rast, çështja nuk ka të bëjë me vlerën monetare apo përballueshmërinë e kërkesës”, thuhet në deklaratë.

Kujdesi dentar nuk përfshihet në kujdesin shëndetësor universal të Kanadasë dhe paguhet zakonisht nga xhepi ose nëpërmjet sigurimeve private. Sipas një raporti të vitit 2014 nga Akademia Kanadeze, fondet publike të Kanadasë për kujdesin dentar janë nga më të ulëta në vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), duke kontribuar vetëm në 6 përqind, krahasuar me 7.9 përqind në SHBA dhe 79 përqind në Finlandë./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne