Jepuni fund luftërave që ushqejnë terrorizmin

Patrick Cockburn

Presidenti amerikan Donald Tramp e la Lindjen e Mesme, duke bërë shumë pak nga e tija për ta bërë rajonin edhe më të ndarë dhe më të zhytur në konflikt nga sa qe më parë. Në kohën që po dënonte aktin e bombarduesit vetëvrasës në Mançester si atë të “një dështaku të keq në jetë”, ai po forconte kaosin, në të cilën Al-Kaeda dhe ISIS-i kanë hedhur rrënjë dhe lulëzuar.

Mund të ketë një distancë të madhe fizike, mes masakrës së Mançesterit dhe luftërave në Lindjen e Mesme, por lidhja është aty. Presidenti amerikan fajësoi për “terrorizmin” pothuajse ekskluzivisht Iranin, dhe për pasojë pakicën shiite në rajon, ndërsa Al-Kaeda është zhvilluar dukshëm në zonat sunnite.
Ai abstragon përballë të gjitha fakteve të njohura, për të lidhur valën e krimeve terroriste që nga 11 Shtatorin me shiitët, që kanë qenë zakonsisht objektiv i sulmeve. Ky prodhim toksik i miteve historike, nuk e step aspak Trampin. “Nga Libani në Irak dhe Jemen, Irani financon, armatos dhe trajnon terroristët, milicitë dhe grupimet e tjera ekstremiste, që përhapin shkatërrim dhe kaos në të gjithë rajonin”- tha ai para një asambleje të 55 udhëheqësve sunitë në Riad në 21 maj.

Në Izrael, ai e informoi kryeministri Benjamin Netanjahu, se marrëveshja bërthamore me Iranin e Presidentit Obama në vitin 2015 është “një diçka e tmerrshme, e tmerrshme… ne u dhamë atyre një kamardare shpëtimi”.
Ka që tani disa shenja, se mbështeteja e Tramp ndaj shteteve sunite, sado represive qofshin ato, po çon në një përshkallëzim të armiqësive mes sunitëve dhe shiitëve. Në Bahrein, ku sundon një pakicë sunite mbi shumicën shiite, forcat e sigurisë sulmuan së fundmi fshatin shiit të Dirazit. Ajo është shtëpia e klerikut kryesor shiit, Sheikh Isa Qassim, i cili sapo është dënuar 1 vit burg me kusht për financimin e ekstremizmit.
Një person u raportua të ketë humbur jetë në fshat, kur policia mësyu, duke përdorur automjete të blinduara, shtënë me armë dhe hedhur bomba me gaz lotsjellës. Presidenti Obama pati një marrëdhënie të ftohtë me sundimtarët e Bahrenit, për shkak të burgosjes masive të protestuesve dhe përdorimit të torturës, kur forcat e sigurisë shtypën protestat demokratike në vitin 2011.

Tramp u distancua nga politika e kaluar, kur u takua me Mbretin e Bahreinit Hamad në Rijad fundjavën e shkuar, duke thënë:”Vendet tona kanë një marrëdhënie të mrekullueshme me njëra-tjetrën. Pati një tendosje të vogël, çka nuk do të ndodhë me këtë administratë”.

Bombardimi në Mançester – dhe mizoritë e atribuara ndikimit të ISIS-it në Paris, Bruksel, Nisë dhe Berlin – janë të ngjashme me masakrat edhe më të këqija ndaj dhjetëra mijëra njerëzve në Irak dhe Siri. Këto të fundit, kanë një vëmendje të kufizuar në median perëndimore, por ato e thellojnë vazhdimisht luftën sektare në Lindjen e Mesme.
Mënyra e vetme e mundshme për të eliminuar organizatat e afta për kryerjen e këtyre sulmeve, është t’i jepet fund shtatë luftërave- në Afganistan, Irak, Siri, Jemen, Libi, Somali dhe në verilindje të Nigerisë – të cilat infektojnë njëra-tjetrën, si dhe për të prodhuar kushtet anarkike në të cilat Shteti Islamik, Al-Qaeda dhe klonet e tyre të mund të rriten.

Por për t’i dhënë fund këtyre luftërave, duhet të ketë një kompromis politik ndërmjet lojtarëve kryesorë si Irani dhe Arabia Saudite, gjë që retorika luftarake e zoti Tramp e bën këtë pothuajse të pamundur për t’u arritur. Sigurisht, shkalla në të cilën gjuha e tij bombastike duhet të merret seriozisht, është gjithmonë e pasigurtë, dhe politikat e tij të deklaruara ndryshojnë nga dita në ditë.
Me kthimin në SHBA, vëmendja e tij do të jetë plotësisht e përqendruar tek mbijetesa e vet politike, duke mos patur shumë kohë për nisma të reja, të mira apo të këqija, mbi Lindjen e Mesme dhe gjetkë. Administrata e tij është sigurisht e plagosur, por kjo nuk e ka penguar Trampin të bëjë sa më shumë dëme që mundet edhe në Lindjen e Mesme, brenda një hapësire të shkurtër kohore./ mendimi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne