Jeremiq nën hetimet e OKB

Lideri i partisë Popullore dhe ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq do të jetë nën hetimet e OKB për shkak të rolit të dyshimtë në rrjetin e korrupsionit të lartë ndërkombëtarë dhe spastrimit të parave, e për çka janë arrestuar bashkëpunëtorët e tij të ngushtë afaristë.

Kryetarja e sapo zgjedhur e Ansamblesë së KB, Marija Fernanda Espinosa Gareska paralajmëruar se do të hap dosjen Brenda këtij institucioni , por edhe ato në të cilat përmendet ish paraardhësi i saj Vuk Jeremiq, i cili ishte në lidhje të ngushta afariste me Patrik Hoom, Sheikom Tidijan Gadiom, Ji Jianming dhe Emilo Lozoje. Fjala është për tajkunët dhe afaristë që janë arrestuar , të dyshuar dhe të arrestuar në ShBA dhe Kinë për shkak të malverzimeve financiare.

Me aferën Jeremiq dhe korrupsionin me këtë institucion kanë filluar të merren edhe gazetarët botëror. Kështu një nga raportuesit e akredituar që përcjellin punën e KB, Metju Rasel Li, ka pyetur Espinosen nëse do ta mbështesë sjelljen e aktit për qasje të lirë në informatat e KB, në mënyrë që opinion dhe gazetarët do të njoftohen për ndikimin e biznesit dhe organizatave joqeveritare në punën e tyre. Ai veçanërisht është interesuar për afarizmin e kompanisë kineze CEFC, ku Jeremiq ishte i angazhuar, e që ka paguar miliona dollar organizatës së tij CIRSD dhe agjencisë për konsultime, e me të cilën Jeremiq ka bashkëpunuar edhe derisa ishte kryesues i AP të OKB.

Espinosa Gares, e cila ishte ministre e sigurisë nacionale e Ekvadorit, si shembull si do të merret me problemin e korrupsionit në KB ka treguar si në vendin e saj ka luftuar me malverzimet financiare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne