Jeruzalem: Ekstremistët hebrenj bastisin Xhaminë Aksa

Bëhet e ditur se 275 ekstremistë hebrenj nën shoqërimin e policisë izraelite kanë bastisur Xhaminë Aksa e cila gjendet në Jeruzalemin Lindor, transmeton Anadolu Agency.

Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Fondacionit Islamik të Jeruzalemit thuhet se, “275 ekstremistë hebrenj nën shoqërimin e policisë izraelite kanë bastisur Xhaminë Aksa duke hyrë që nga Porta Marok (El-Magribe)”.

Më tej në njoftim theksohet se ekstremistë hebrenj të cilët kanë hyrë në Harem-i Sherif nën shoqërimin e policisë, kanë shkelur nderin e Xhamisë Aksa duke kryer edhe rituale talmudike.

Sipas besimit hebre këto ditë kremtohen Pashkët Hebraike (Pesah), dhe shpesh janë bërë thirrje për bastisje të Xhamisë Aksa të cilën e konsiderojnë si “Kodra e Tempullit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne