“Jeta e djalit do paguhet!”, xhaxhai i Ardit Gjoklajt kercenon Erion Veliajn

Dy të akuzuarit për vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës kanë fituar pafajësinë nga Gjykata e Tiranës. Përgjegjësi Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari janë liruar nga burgu tregoi Lush Gjoklaj, xhaxhai i 17 vjeçarit që humbi jetën në landfill gjatë një bisede në studion e Faxnews.Lush Gjoklaj paralajmëroi se jeta e 17 vjeçarit nuk do të falet.  Ai tha se çështja është mbyllur me ndërhyrjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe e kërcënoi publikisht.“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa i mbjellë unë mbi të. Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në Zot, pa u pagu ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll” tha Gjoklaj .Sipas xhaxhait të viktimës, faji i Erion Veliaj ishte se në proteste, fotografia e Ardit Gjoklajt ishte grisur dhe ishte shkelur me këmbë nga policët e bashkisë.“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? I pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe”,ka thënë i revoltuar Gjoklaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne