Jeta e fëmijëve Sirian në “QYTETET ÇADRA” në Turqi

Fëmijët sirianë të strehuar në Turqi të cilët për shkak të luftës së brendshme kanë braktisur vendet e tyre të lindjes, janë burim i gëzimit në qendrat e strehimit ku ata janë vendosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), mësohet se nga Siria janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre afërisht 8 milionë njerëz. Një numër i madh familjesh siriane si pasojë e politikës me dyer të hapura që Turqia ka zbatuar, krahas “qyteteve çadër” të formuar në qytetet pranë kufirit, janë vendosur edhe në qytete të tjerë ku ato kanë të afërmit e tyre.

Turqia e cila që në ditët e para ka hapur dyert për refugjatët sirianë, i ka mbështetur refugjatët në 25 qendra të strehimit duke ofruar shërbime të ndryshme si ngrohje, siguri, me ushqime në markete, me infrastrukturë, shërbime të zjarrfikëses, përkthime, mbështetje psikosociale dhe me shërbime bankare.

Ndërsa me sytë e qeshur në qytetet çadër dhe konteinerë tërheqin vëmendjen fëmijët sirianë të cilët janë viktima të luftë. Afërsisht 70 mijë fëmijë arsimimi i të cilët kishte mbetur përgjysmë rifilluan mësimin në shkollat e pajisura plotësisht nga AFAD në qendrat e strehimit. Ndërsa fëmijët të cilët nuk janë në moshën e shkollë vrapojnë duke luajtur gjatë ditës me moshatarët e tyre nëpër rrugët e kampit. Vërehet se disa prej tyre argëtohen nëpër parqet brenda kampit dhe disa të tjerë luajnë me top përpara banesave me bashkëmoshatarët e tyre.

Fëmijët teksa nënat e tyre merren me punët e shtëpisë ato me ngrohjen e motit luajnë të gëzuar nëpër rrugët e kampit dhe gjithashtu bëjnë që të qeshin edhe fytyrat e të mëdhenjve, duke i larguar ato sadopak nga dhimbjet, pas strehimit në Turqi.

Mundësi për strehim modern

Qendra Strehimore Öncüpınar e cila është ndërtuar në një hapësirë prej 360 mijë metër katrorë në vitin 2012 kur nisi migrimi masiv nga Siria, bashkë me vitet e kaluara kjo qendër është bërë shtëpia e refugjatëve që qëndrojnë këtu.

Në qendrën ku janë strehuar 16 mijë persona dhe ku ndodhen 1.975 kontejnerë njëkatësh dhe 1.275 të tjerë dykatësh, vazhdojnë jetën me strehim me kushte moderne familjet siriane të përbëra nga 7-8 persona.

Gjithashtu në kampin i cili mbrohet me masat e sigurisë së nivelit të lartë nuk është harruar as arsimimi i fëmijëve. Bëhet e ditur se në kamp ofrohet arsim në nivel çerdhe, parashkollor, fillor e deri në atë mesëm për 9.275 fëmijët që jetojnë në kamp nga të cilët 2.891 prej tyre janë të moshës 0-4 vjeç, 4.045 janë 5-11 vjeç dhe 2.239 janë të moshës 12-17 vjeç.

Për fëmijët që përfundojnë shkollën e mesme ofrohen edhe kurse të nivelit të përparuar të gjuhës turke nga Qendra e Mësimit të Gjuhëve të Huaja TOMER. Nxënësit që përfundojnë me sukses arsimimin gjithashtu kanë mundësinë të vazhdojnë më tej arsimin në universitete të ndryshme të Turqinë në degët që dëshirojnë, ku theksohet se 120 studentë të familjeve që qëndrojnë në kamp janë duke vazhduar arsimin e tyre në universitet.

Gjithashtu në kampin ku i kushtohet një rëndësi të madhe arsimit, në qendrën e mbështetjes psiko-sociale nën koordinimin e Ministrisë për Familjen dhe Politikat Sociale ofrohen edhe shërbimet e mbështetjes psikologjike për fëmijët dhe të rriturit që kanë qenë viktima të luftës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne