Gazeta “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull jetës luksoze që bëjnë pasardhësit e Fidel Castros, i cili nuk nguron ti ekspozojë në rrjetet sociale, nga jahtet tek udhëtime në të gjithë botën.
Nipi Fidel Castros, Tony Castro ka ndarë me miqtë e tij virtual disa fotografi nga udhëtimet luksoze në Barcelonë, Spanjë dhe Meksikë.
Por pas publikimit të fotografive të tij në media, llogaria e tij në Instagram e cila ka qenë publike, tashme është vetëm për rrethin e ngushtë të miqve.
Castro ka rreth 1.000 ndjekës të cilët ende mund të shohin postimet e tij nga pushimet e luksit.