JO TAKSËS SË RE TË PËRMBYTJES!

TAKSA E PËRMBYTJEVE DO TË JETË 50€ NË VIT PËR ÇDO FAMILJE!

Kryeministri deklaroi sot se është duke punuar për të prezantuar një taksë të re, sigurimin me detyrim të pasurive të paluajtshme.

Ky projektligj konsiston në faktin që të gjitha familjet shqiptare që zotërojnë një shtëpi do të jenë të detyriara të sigurojnë pronën e tyre (shtëpinë, garazhin, etj.) tek kompanitë private të sigurimit. E njëjta gjë do të ndodhë dhe me bizneset.

Projekti i këtij ligji është një ide që është hedhur që më parë, kur në shtator zyrtarë të qeverisë deklaronin se kanë një draft gati dhe po prisnin ta diskutonin me partnerët, përpara se ta kalonin në parlament.

Drafti konsistonte në tarifimin e detyrueshëm prej 50€ në vit (7.000 lek të reja)për familjarët që zotërojnë shtëpi dhe tarifa të ndryshueshme në bazë të vlerës për bizneset.

Pikë së pari duhet të jemi të qartë që pas kësaj fshihet një mega aferë korruptive ku qytetarët do të jenë të detyruar t’iu paguajnë disa kompanive shifra mbi 50 milionë €. Nuk ka asnjë arsye përtej korrupsionit.

E dyta, e gjithë kjo iniciativë do të rëndojë buxhetet e këputura të familjeve shqiptare me 600 lek të reja në muaj.

E treta, nëse vendos ta ndërmarri këtë hap, kryeministri duhet të na sqarojë cilën taksë do të na ulë qeveria, për këtë shërbim që po transferohet nga duart e shtetit, në duart e privatit? Shtetit po i ikën shërbimi i kompensimit ndaj fatkeqësive natyrore, sepse po ia kalon privatit. Dmth shteti ka nevojë për më pak lekë. Atëherë qeveria të na thotë cilën taksë do të ulë.

Shteti po kalon i gjithi gradualisht në dorë të oligarkëve.

Nuk do ta lejojmë të ndodhë!/ nisma#

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne