Jo vetëm dehës: Alkooli rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit – studim

Konsumimi i alkoolit kontribuon në mbi 12,000 raste të kancerit në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, prandaj shkencëtarët paralajmërojnë se tani është koha që njerëzit të fillojnë të mendojnë për atë që pijnë.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kembrixhit kanë treaguar se si alkooli dëmton ADN-në në qelizat burimore dhe ndihmon në rritjen e rrezikut të kancerit, thotë një hulumtim i botuar në janar mbi këtë çështje në revistën “Nature”.

Hulumtuesit i dhanë minjve etanol të holluar dhe duke përdorur analizat e kromozomeve dhe sekuencën e ADN-së, gjetën se acetaldehidi, një kimikat i dëmshëm që prodhohet kur trupi konsumon alkool, mund të dëmtojë ADN-në brenda qelizave burimore të gjakut, duke rezultuar në kromozome të riorganizuara dhe sekuenca të ADN-së të ndryshuara përgjithmonë brenda këtyre qelizave.

Këto qeliza burimore, duke u bërë me të meta mund të shkaktojnë kancer.

Eksperimentet hodhën dritë mbi mënyrën se si konsumimi i alkoolit rrit rrezikun e zhvillimit të shtatë llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit dhe atë të zorrëve.

“Është e rëndësishme të dimë se me praninë e alkoolit, sistemet e riparimit të ADN-së nuk janë më të përsosura në funksionimin e tyre dhe si pasojë mund të shkaktohet kancer në mënyra të ndryshme”, tha profesor Ketan Patel, drejtuesi kryesor i studimit, i cili është financuar pjesërisht nga Cancer Research UK.

Ekipi tani ka në plan të studiojë se përse pirja e alkolit është e lidhur me disa kancere të caktuara, dhe jo me të tjerët.

“Ky hulumtim që provokon mendimin, nxjerr në pah dëmin që alkooli mund ti bëjë qelizave tona, duke i kushtuar disa njerëzve më shumë se të dehurën”, tha profesori Linda Bauld, një ekspert për parandalimin e kancerit në qëndrën Cancer Research UK, i cili u citua nga faqja e interneti MedicalXpress.

“Ne e dimë se alkooli kontribuon në mbi 12,000 raste të kancerit në Britani të Madhe çdo vit, prandaj është një ide e mirë të mendoni për uljen e sasisë që pini”, shtoi Bauld./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne