Qeveria britanike ka pezulluar projektin e ndihmës monetare ndërkombëtare për Sirinë, pasi një hetim që kreu “BBC Panorama” zbuloi se paratë e taksapaguesëve shkonin për ekstremistët.

Në skandalin e publikuar nga rrjeti briatnik thuhet se autoritetet e forcave policore që mbështeteshin dhe financoheshin nga Britani, pasi merrnin paratë e fondeve ua dorëzonin ektremistëve terroristë sirianë. Kompania briatnike që drejton projektin e ndihmës mohon kategorikisht akuzat e ngritura nga BBC. Një hetim në përmasat e një skandali nga rrjeti britanik BBC, zbuloi se fondet ndërkombëtare që shkonin për Sirinë, në të vërtetë përfundonin në duart e ekstremistëve terroristë. Në dokumentin e publikuar thuhet se autoritetet e forcave policore siriane që finacoheshin nga Mbretëria e Bashkuar, bashkëpunonin me gjykatat dhe kanë kryer ekzekutime brutale, përfshirë edhe rastin ku dy gra janë qëlluar për vdekje me gurë. Policia e Lirë Siriane u krijua në kuadër të projketit ndërkombëtar pas kryengritjes në Siri, për të sjellë ligjin dhe rendin në zonat e kontrolluara nga opozita. BBC thotë se pasi policia merr paratë e fondeve , i dorëzon ato tek grupet ekstremiste dhe se autoritetet e policisë zgjidhen nga vetë ekstremistët. Rrjetin investigativ zbuloi gjithashtu se Policia e Lirë Siriane ka ofruar mbështetje për gjykatat që drejtoheshin nga dega siriane e Al-Kaedës. Në dokument thuhet se në shumë raste ku në bordero shfaqeshin emrat e dhjetëra policëve dhe rajoneve policore që merrnin fonde dhe para, në të vërtetë nuk ekzistonin dhe shumë prej listave kishte emra të personave të vdekur. Ky skandal publikohet pasi disa kompani francize dhe zvicerane po akuzohen se kanë dërguar para për grupet terroriste në Siri./ PT

17