John Kerry befason: Izraeli, Arabia Saudite dhe Egjipti donin që SHBA të bombardonte Iranin përpara marrëveshjes bërthamore

Liderët e Izraelit, Arabisë Saudite dhe Egjiptit e kanë vënë nën presion Amerikën që të bombardojë Iranin para negociatave për marrëveshjen bërthamore në vitin 2015, tha ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry. Ai e përshkroi propozimin si një “kurth për Uashingtonin në disa drejtime”.

Kerry, i cili kryesoi Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ishte pjesë e trupit diplomatik amerikan në vitin 2013, kujton se si ai u takua me mbretin saudit Abdullah, Presidentin egjiptian Hosni Mubarak dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në pozicionin e ligjvënësit. Të tre udhëheqësit lobuan tek ai për veprime ushtarake kundër Iranit. “Secili nga ata më tha: Duhet ta bombardoni Iranin, ata vetëm kështu kuptojnë”, tha ai.

“Më kujtohet biseda me presidentin Mubarak. Po e shikoja atë dhe i thashë: E ke të lehtë ta thuash. Ne i bombardojmë ata sot dhe unë vendos bast se ju do të jeni i pari që të nesërmen do të na kritikoni. Ai shkoi dhe une qesha, tha Kerry. “Ishte një kurth në shumë drejtime. Por më e rëndësishmja ishte se kryeministri Netanyahu ishte vërtet i shqetësuar ndaj veprimeve.”

Nuk dihet se në cfarë kohe ka ndodhur takimi me Kerrin. Ai kryesoi komitetin nga viti 2009. Mubarak u shkarkua në shkurt 2011, ndërsa mbreti Abdullah vdiq në janar 2015.

Kerry, i cili të martën ishte pjesë e një paneli ekspertësh në një forum bërthamor në Uashington, shfrytëzoi rastin për të mbrojtur marrëveshjen bërthamore me Iranin 2015, për të cilën ai kontriboi. Marrëveshja, në të cilën Rusia ishte gjithashtu një negociator i madh, vendosi kufizime ndaj industrisë bërthamore iraniane në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike nga OKB, SHBA dhe BE. Kerry tha se pa një marrëveshje të tillë vende si Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti ndoshta sot do të ishin duke zhvilluar armë bërthamore, ndërsa një konflikt ushtarak me Iranin do të ishte një mundësi shumë e mundshme.

Ish diplomati i lartë amerikan ka kritikuar presidentin Donald Trump për përpjekjen për të minuar marrëveshjen. Gjatë fushatës zgjedhore, Trampi e quajti disa herë marrëveshjen si “një marrëveshje të keqe” dhe kërcënoi se do e prishte atë.

Tramp nuk ka pranuar që ta rinovojë marrëveshjen, duke argumentuar se SHBA pati fare pak dobi nga ajo dhe dokumentin e dërgoi tek ligjvënësit amerikanë. Ky veprim u kritikua nga vendet e tjera nënshkruese, të cilat e akuzuan Uashingtonin për kompromentim të marrëveshjes historike. Kerry tha se nuk ishte i sigurt se çfarë rezultati pozitiv do merrte administrata Trump duke ja dhënë marrëveshjen bërthamore Kongresit për ta rregulluar”, duke shtuar se çdo gjë tentativë “rregulluese” do të perceptohej në Teheran si “një përpjekje e fshehtë për ta prishur marrëveshjen”.

Kerry sugjeroi se Uashingtoni nuk duhet që ta mbajë peng marrëveshjen bërthamore për shkak të dallimeve që ka me Teheranin si zhvillimi raketor iranian apo lidhjet iraniane me Hezbollahun dhe Houthët në Jemen. Ai tha se e vetmja arsye që pse nuk u hoqën sanksionet lidhur me zhvillimin raketor iranian sipas marrëveshjes ishte sepse e dërguara amerikane Samantha Powers në OKB në minutën e fundit u tërhoq fshehtazi duke mos u vënë re nga askush.”

Arabia Saudite ka hedhur akuza shumë të rënda në drejtim të Iranit kohët e fundit, madje duke e krahasuar udhëheqësin suprem të Iranit Ajatollah Khameneiin me Hitlerin. Teherani u pergjigj duke thënë se Rijadi është ai i cili po shkakton tensione dhe luftëra në rajon./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne