Patrick Henningsen

Në javën që lamë pas janë mësuar lajme të këqija në lidhje me John Sidney McCain III

Ditën e mërkurë, personeli që punon pranë tij njoftoi se senatori amerikan ishte diagnostikuar me një tumor të trurit të quajtur glioblastoma, të cilin e knë zbuluar gjatë testimeve të fundit në Klinikën Mayo në Phoenix të Arizonës.

Që nga ajo ditë dhe deri më sot kanë vërshuarurimet për shërim të shpejtë dhe tributet e ngrohta për ish-kandidatin presidencial republikan. Ashtu si mediat amerikane,po ashtu edheklasa politikejanë mbledhurpranë Senatorit për ta ndihmuar atë ta kalojë sa më butë këtë periudhë të vështirë.

Duke lënë mënjanë përplasjet e tyre të mëparshme, Presidenti Donald Trump ishte zemërgjerë dhe i ndjeshëmndaj situatës së senatorittë Arizonës, duke i uruar atij dhe familjes së tij lehtësi në kalimin e kësaj situare. “Melania dhe unë i dërgojmë mendimet dhe lutjet tona Senatorit McCain, Cindy-it dhe gjithë familjessë tyre”, u shpreh Trump. “Shërohu sa më shpejt!”

Madje edhe ish-rivalii tij presidencial i zgjedhjeve dhe ish-presidenti, Barak Obama bëri një shfaqje të vogël dashurie për 80 vjeçarin: John McCain është një hero amerikan dhe një ndër luftëtarët më trim që kam njohur ndonjëherë. Kanseri nuk e di se kundër kujt po lufton. Shkatërroje atë, John.

Përsa i përket diagnozës së McCainit, ne të gjithë mund të pranojmë dhe jemi të vetdijshëm në lidhje me vështirësitë dhe rreziqet që kanosen gjatë trajtimevetë ndryshme të kancerit, veçanërisht koma më shumë kur bëhet fjalë për kancerin e trurit. Po kështu, gati të gjithë, nëkëto ditë mund të dëshmojnë për humbjen e një miku, një të dashur apo edhe një anëtari të familjes për shkak të kësaj sëmundjeje.

Ashtu si për këdo tjetër që vuan nga kjo gjendje e tmerrshme e kësaj sëmundjeje edhe Senatorit iurojmë atij së bashku me familjen një trajtim dhe shërim të suksesshëm.

Megjithatë, McCain ka shumë mundësi në favorine tij. Ndryshe nga shumica e amerikanëve, ai nuk do të duhet të brengoset për kujdesin e tij mjekësor dhe do të marrë trajtimin më të mirë të kancerit që mund të blejë, madje trajtimin më të mirë në gjithë botën dhe nuk i nevojitetet që të kursejë asnjë shpenzim. Parë në këtë këndvështrim, senatori është jashtëzakonisht me fat.

Dhe pikërisht për këto arsye, ky nuk është një artikull i lehtë për të shkruar. Për shkak se ekziston frika që të duket një shkrim shumë mizor përballë kësaj sëmundje dramatike me të cilin ai është diaknostikuar dhe pikërisht për këtë arsye, çdokush privohet tashmë për të bërëçfarëdolloj kritike politike tani për tani. Prandaj, media ka vendosur një moratorium jozyrtar për çdo artikull që do të kosiderohej ndegativ për McCain.

Pavarësisht gjithë kësaj, ky është një rast i veçantë. Po ashtu si çdo udhëheqës tjetër politik aktualishtedhe në rrethanat aktuale – ai meriton të kritikohet sepse pasojat e punës së tij në gjeopolitikë vazhdojnë ende të shkaktojnë dëmet klosale në vende të shumta të botës.

Trajtimi i kancerit në Siri

Menjëherë pas lajmit të madh në lidhje me situatën shëndetësore të McCain, mediat kryesore të SHBA-së dhe republikanët filluan të shqetësoheshin për mundësinë se për shkak të mungesëssë tij të zgjeruar në kohë nga legjislativi mund të rrezikojë aftësinë e partisë së tij për të miratuar legjislacionin e nevojshëm për të shfuqizuar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (apo sic është i njohur zakonisht, Obamacare).

Duke pasur në mendje gjithë këto, ndoshta ia vlen të ngremë pyetjen: Sa sirianëve të pafajshëm u janë mohuar trajtimet mjekësore më thelbësore, furnizimet dhe produktet farmaceutike si rezultat i sanksioneve ekonomike të regjimit të ashpër të Shteteve të Bashkuara të imponuara në Siri? Kjo fushatë brutale e dënimit kolektiv është udhëhequr piikërisht nga senatori amerikan John McCain.

Natyrisht, ideja e sanksioneve si një formë e luftës ekonomike nuk shihet në Perëndim si një hap dëmshëm duke qenë se dëmet i ka pësuar vetëm popullsia e Sirisë. “Sanksionet? Ata nuk janë kundër popullit të Sirisë, po janëvetëm kundër Asadit. “Këështë këndvështrimii përgjithshëm dhe fasadë qëështë krijuar kur bëhet fjalë për sanksionet, edhe pse numrat zyrtarë tregojnë një histori të vërtetë të shkatërrimit.

Vetëm mund ta imaginoni se sa prej 20 milionë banorëve të Sirisë nuk janë më në gjendje të marrin trajtimin e kancerit në Siri, si rezultat i insistimit të McCain-it ndaj sanksioneve ndëshkuese kundër këtij vendi. Para se të shppërthente ky konflikt në Siri në vitin 2011, qytetarët ishin në gjendje të merrnin trajtim mjekësor falas duke përfshirë trajtimin më të fundit të kancerit të nivelit të lartë (mendoni dëmet që ka shkaktuarvetëm një aspekt të thjeshtë kjo lufte, ndërkohë qënjerëz si John McCain ende pretendojnë se po japin “lirinë”për popullin sirian duke mbështetur grupime terroriste të armatosura).

Para se forcat terroriste të armatosura të pushtonin pjesën lindore të këtij qyteti, Aleppo ishte shtëpia e një qendre të lartë të trajtimit të kancerit për gjithë rajonin e Lindjessë Mesme me Spitalin Al-Kindi. Kjo është e rëndësishme pasi, pas udhëtimit sekret të MacCain në zonën Aleppo në maj të vitit 2013, pikërisht ‘rebelët’që ai i ndiihmonte duke i armatosur dhe duke i furnizuar armë, pra vet “Ushtria e Lirë Siriane”(nën komandën e Jabbat al Nusra, apo siç njihet ndryshe al Kaeda në Siri do të urdhëronte më vonë bombardimet në këtë spital të trajtimit të kancerit.

Profesor Tim Anderson shpjegon shkatërrimin e Spitalit Al Kindi në dhjetor 2013, duke përfshirë edhe devjimin e turpshëm të kësaj ngjarjeje dhefakteve të saj nga BBC dhe mediat perëndimore kryesore:

Në një version orwellian analizimit të ngjarjeve, BBC-ja (më21 dhjetor 2013) raportoi shkatërrimin e spitalit Al-Kindi në një artikull me titullin: “Rebelët sirianë rimarrin kontrollin e spitalit strategjik në Aleppo”. Në hyrje të artikullit pohoi se “një kamion masiv vetëvrasës me bombë” kishte arritur që të “rimerrte një spital të shkatërruar strategjik të kontrolluar deri në atë kohë nga mbështetësit e Assadit”. Al-Kindi thuhej të ishte “një ndërtesë e braktisur dhe e papërdorshme” dhe “sipas një raporti të pakonfirmuar, gjat këtij sulmi kishin gjetur vdekjen 35 rebelë “. Në të vërtetë, këta ‘rebelë’ishin pjesë e një koalicion të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe Jabhat al Nusras, ndërsa ‘mbështetësit e Assadit’ në të vërtetë ishin stafi dhe rojet e sigurisë të një spitali të madh publik.

Ndiqni një video ku tregohet sesi “luftëtarët e lirisë” së McCainit shkatërruan katin e patë të Qendrës së Trajtimit të Kanserit të sptalit Al Kindi: [linku origjinal i videos: https://www.youtube.com/watch?v=KCwWgTUpGpE]

Sa jetë sirianësh të pafajshëm janë ndërprerë në mënyrë të panevojshme si rezultat i drejtpërdrejtë i këtij bombardimi të bërë nga vetë Ushtria e Lirë Siriane e McCainit? Vetëm me koston e trajtimit të McCain-it në Klinikën me famë botërore Mayo, kush e di se sa sirianë do tëmund të kishin marrë trajtim të nevojshëm në spitalin Al Kindi apo edhe në vende të tjera të ngjashme të shkatërruara tashmë në Siri? Njëqind, apo ndoshta një mijë?

Përveç kësaj, sa persona të tjerëkanë vdekur apo vazhdojnë të vuajnë për shërbimet e përgjithshme shëndetësore si rezultat i drejtpërdrejtë i sanksioneve ekonomike amerikane të cilat kanë dëmtuar Shërbimin Kombëtar Shëndetësor të Sirisë? Njëqind mijë, apo ndoshta pesëqind mijë? Një milion? Një ditë, këto shifra do të nxirren në dritë dhe ne do të kemi përgjigjen që na nevojitetet.

Pjesa tjetër e legjislacionit amerikan aktualisht në tryezë që republikanët po bëjnë çdo përpjekje të nevojshme për ta kaluar është paketa e shpenzimeve për infrastrukturën amerikane prej 1 trilionë dollarë. Bëni një krahasim të këasj skene me rezultatin aktual të shkatërrimit sistematik të infrastrukturës së Sirisë nga koalicioni amerikan dhe sulmet ajrore tëtyre dhe të forcaveizraelite si dhe shkatërrimit që është shkaktuar nga forcat militante të deleguara në terren. Vlerësimet e deri tanishme në lidhje me koston e shkatërrimit në Siri variojnë nga 180 miliardë në 275 milionë dollarë. Megjithatë, nëse konflikti vazhdon deri në vitin 2020, atëherë këto numra lehtësisht mund të dyfishohen.

Pavarësisht gjithë kësaj situate të krijuar, John McCain pretendon se nuk duhet të ketë asnjë keqardhje për dëmet që ai dhe bashkëpuntorët e tij të luftës i kanë shkaktuar Sirisë.

Kanceri i konfliktit

Në të njëjtën kohë kur figurat politike të këtilla si Barak Obama tregojnë respekt, detyrimisht duke ndjekur linjën zyrtare të Washingtonit, ndaj John McCain dhe e përkufizojnë atë si një hero i luftës së Vietnamit, është shumë i ulët numri i atyre që në thelb do të guxonin të kritikonin senatorin e fuqishëm të Arizonës për rolin e tij qendror në paqëndrueshmërinë inxhinierike dhe dhunën e konflikteve të shkaktuara në vendet e huaja.

Është e nevojshme që amerikanëve t’u riujtojmë një gjë të këtillë: John McCain është shumë më shumë sesa thjesht një zyrtar i përgjithshëm i administratave të SHBA-së, ai ka luajtur ralin e tij në prapaskenë për të përgatitur, trajnuar dhe furnizuar me armë xhihadistët dhe terroristët që do të luftonin këtë luftë të dhunshme në Siri – pikërisht këta terroristë, që jo vetëm në Siri po edhe më gjërë në vendet e tjera kanë vrarë dhjetra mijëra gra dhe fëmijë civilë të pafajshëm, të gjithë këta viktima kanë qënë sakrifica në Lindjen e Mesme për të përmbushur lojën e fuqisë gjeopolitike të SHBA-së dhe për “interesat e sigurisë” së Izraelit.

Në vitin 2012, një McCain i çuditshëm, që jetonte në botën e ëndrrave së bashku me një entuziast tjetër të luftës, Senatori i Connecticut Joe Liberman, këmbëngulnin që SHBA-ja duhet të armatosnin “rebelët” në Siri me qëllim që të “shpëtonin jetët e njerëzve atje”. Në deklaratat e tyre thuhej se:

“Në mënyrë që t’i jepet fund derdhjes së mëtejshme të gjakut dhe që tëmund të ndihmojmë për të shpëtuar jetët e sirianëvenuk duhet të përjashtojmë asnjë rrugë dhe mundësi të mundshme. Ne duhet që përtejaktiviteteve tona të tjera të mbështesim grupete opozitës brenda Sirisë, si nga ana politike ashtu dhe ushtarake, me mjete më të përparuara për të organizuar dhe zhviluar aktivitetet e tyre, për t’u kujdesur për të plagosurit dhe për të gjetur strehë të sigurt, për të komunikuar në mënyrë të sigurt, për të mbrojtur veten dhe për të luftuar kundër Forcave të Assadit.”

Që prej fillimit të armiqësive në vitin 2011, gënjeshtra e përhapure McCain dhe bashkëpuntores së tij, Lindsey Graham ka qënëgrupimet e xhihadistëvetë dhunshëm të shfaqeshin si asgjë më shumë sesa “rebelë të moderuarë” me qëllime fisnike. Kjo pjesë e fasadës sëWashingtonit tashmë është diskredituar gjerësisht dhe e vërteta është bërë më e dukshme.

Më vonë në vitin 2015, McCain bëri me dije se SHBA-ja duhet të furnizonte të ashtuquajturit “rebelët paqësorë” në Siri me raketat Stinger:

Në atë kohë, McCain ishte shprehur se “Kjo është pikërisht ajo që ne kemi bërë edhe në Afganistan. Pasi rusët pushtuan Afganistanin, u dhamë atyre armëtokësore që lëshohen në ajër. Do të ishte mirë që njerëzve t’u jepnim armët e nevojshme, që t’itrajnojmë dhe përgatisim dhe t’i dërgojmë për të luftuar me aftësinë për të mbrojtur veten. Ky është një nga parimet themelore të luftës siç e kuptoj unë.”

Menjëherë pas asaj deklarate, mijëra raketa TOW të SHBA-së u futën në mënyrë të jashtëligjshme me kontrabandë në Siri dhe përdoreshin nga grupe terroriste nën umbrellën e komandës së Frontit të Al Nusras.

Në një artkull më të fundit që gazetarja bullgare, Dilyana Gaytandzhievaka shkruar për gazetën Trud Newspaper, ka nxjerrë në dritë të vërtetën në lidhje me operacionet gjigande dhe gjithëpërfshirëse të paliigjshme të SHBA-së dhe NATO-s për të armatosur mijëra terroristë në Siri.

Pavarësisht shkatërrimin e madh që u shkaktua në Siri dhe dështimit e jashtëzakonshëm dhe të turpshëm të politikave të tij, McCain nuk ka hequr dorë kurrë nga politika e trafikut të paligjshëm të armëve në Siri. Vetëm këtë javë, McCain, kryetari i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, protestonte hapur kundër deklaratës më të fundit të Administratës sëTrumpit për t’i dhënë fund programit të dështuar të CIA-s për armëmbajtjen e paligjshme dhe trajnimin e terroristëve kundër Assadit në Siri. Në vend që të pranojë të vërtetën që gjithkush tjetër në botë duket se e ka kuptuar dhe pranuar tashmë – se programi i SHBA-së“trajto dhe pajis” ka rezultuar të jetë njëdështim– përkundrazi, ai vazhdon që të sfidojë këtë të vërtetë, duke demonstruar një nivel të habitshëm injoranca duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se po bëhet pjesë e një Komploti Rus:

“Nëse këto raporte janë të vërteta, atëherë administrata po luan në favor të Vladimir Putinit.”

“Marrja e një mase të caktuar ndaj Rusisë, ndërkohë që nuk kemi në dorë një strategjie më të gjerë për Sirinë, është e papërgjegjshme dhe do të jetë afatshkurtër.”

Ndërkohë që promovon luftën e tyre të fundit, McCain është normalisht pjesë e një akti dypalësh, duke bashkëpunuar edhe me Senatoren e Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, e cili ndoshta e sheh botën përmes një prizmi të paqëndrueshëm, dy dimensional të librave me figura:

“Shkëputja e Sirisë nga marrëdhëniet me Iranin mund të jetë po aq e rëndësishme sa dhe vënia e sanksioneve ndaj Iranin bërthamor.”

“Nëse regjimi sirian do të mundtëzëvendësohet me një formë tjetër qeveritare që nuk e lidh të ardhmen e saj me iranianët, bota do të kthehej në një vend më të mirë.”

Kjo është pikëpamje e botës sikur është shkëputur nga Goldfinger i Ian Fleming.

Në intervistën e tij të zhvilluar nëvitin 2008 me McCainin,që fokusohej tek kandidimit presidencial të GOP, Jeffrey Goldberg i revistës Atlantike e pyeti kështu: “Çfarë mendoni se e motivon Iranin?” … pyetje së cilës McCain iu përgjigj kështu:

“Urrejtja. Unë nuk përpiqem t’i hynjëzojqëllimet e njerëzve. Unë shoh veprimet e tyre dhe atë që ata thonë. Unë nuk pretendoj të jem një ekspert për të diktuar gjendjen emocionale të njerëzve. Unë e di se cili është qëllimi i deklaruar i kombit të tyre, e di se ata vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e armëve bërthamore dhe e di se ata vazhdojnë të mbështesin terroristët që janë të vendosur në qëllimin e tyre për shkatërrimin e shtetit të Izraelit. Ju do të duhet të pyesni dikë që angazhohet me këtë fushë psikologjike për të folur për emocionet e këtyre njerëzve.”

Pikëpamjet e McCainit për Irakun ishin edhe më shqetësuese, duke pohuar në thelb se ndërhyrja dhe pushtimi ishte një gjë e mirë dhe se nuk duhet të tërhqeshin nga Iraku “duke qënë se tërheqja nga Iraku do të shkaktonte përforcimin e al Kaedës”. Pa dyshim një pohim i këtillëbie deri dikundesh melogjikën, megjithatëështë i mjaftueshëm për neokonservatorët.

Këto deklarata të bëra nga McCain dhe Graham nuk janë thjeshtë disapohime të bëra nga individët me nivel psikologjik bormal dhe të thjeshtë të shoqërisë, por nga njerëz të ftohtë, psikopatë me zemra të errëta të cilët në përgjithësi i shohim në jetën e arabëve (po kështu edhe në jetën e sllavëve, rusëve dhe të tjerëve) në ndjekje të ushtrisë për luftë dhe fitime industriale për një grup të zgjedhur të kontraktorëve ndërkombëtarë të korporatave ‘mbrojtëse’, interesat e të cilëve përfaqësohen nga Senatori John McCain në shtetin e tij të Arizonës; Boeing, Raytheon, Lockheed Martin, General Dynamics, dhe kjo listë vazhdon e vazhdon edhe më tej.

Krenaria gjeopolitike nuk mbaron këtu, duke qënë se McCain ende i përmbahet mendiimit– edhe pas 6 viteve të shpërthimit absolut të axhendës së tij të politikës së jashtme – se rrëzimii presidentit sirian Bashar al Assad nga pushteti është ende një “shtyllë kyçe” e strategjisë amerikane në lidhje me Sirinë.

Ai është shprehur se “Administrata ende duhet të vazhdojë të përqafojë vizionin e tijnë lidhje me Sirinë pavarësisht humbjes së ISIL, po kështu duhet të ndjekë përqasjen e tij gjithëpërfshirëse në lidhje me Lindjen e Mesme.”

Në fakt, e vërteta qëndron kështu, se ISIL/ISIS do të kishte qënë mundur tashmë kohë më parë nëse “Koalicioni”i udhëhequr nga SHBA-ja dhe Izraeli nuk do të kishte ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshme në territorin e Sirisë. Larg nga përpjekjet për të “mposhtur ISIS-in” pasi kishte arritur të pushtonte hapësirën ajrore siriane që nga viti 2014, SHBA-ja ka shtrirë në mënyrë të përshtatshme “problematikën e ISIS-it” përmes zgjerimit të mandatit të tij vetë-sdizenjuar ndërkombëtar, i cili fillimisht kishte për qëllim të shërbente si një masë e rëndësishme paraprake për shpërbërjen potencialisht të mundshme të Sirisë në shtete më të vogla federale dhe të pikënisura nga përbërjet etnike. Kjo gjë mund të shpjegojë nxitimin e McCain-it për të miratuar ndryshimin e regjimit në Siri para se të shprehej për shpërbërjen përfundimtare të një shteti komb-sovran.

Çdo gjë lidhet me Rusinë

Vendi tjetër që McCain është i vendosur të shkatërrojë është Rusia.

McCain, pasi protestoi kundër deklaratave pozitive për Rusinë të bëra nga kandidati i atëhershëm për president, Trump u shpre në CNN vitin e kaluar se “Vladimir Putin është një vrasës dhe një bandit i KGB-së”.

Mjafton të flitet për të vërtetës se, së bashku me figura të tjera nga bordet drejtuese të Boeing, Raytheon, Lockheed Martin, janë të gjithë jashtëzakonisht të lumtur për NATO-n që po drejtohet gjithnjë e më shumë kundër kufirit rus në Evropën Lindore.

Megjithatë, viti 2013 ishte me të vërtetë një vit tepër i ngjeshur për Senatorin që narriti të nxiste probleme të një niveli ndërkombëtar. Si pjesë e hapit të tij fillestarkundër Moskës, ishte pikërisht McCain ai i cili u bë forca shtytëse e grushtit të shtetit të mbështetur nga SHBA-ja në Ukrainë në shkurt 2014 – gjë që përfundimisht çoi në një luftë të përgjakshme civile e cila vazhdon ende edhe sot në Ukrainë. Me sa duket, kjo ishte mënyra e McCain-it për ‘ndalimin e ndikueshmërisë sëPutinit’.

Ai ka një rekord shumë i dyshimtë të rrugëve që ndjek; nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për Neo-nazistë, apo terroristë xhihadistë, duket se McCain ështëgjithmonë i gatshëm të bëjë një marrëveshje me djallin dhe kjo është pikërisht ajo që e bën atë veçanërisht të rrezikshëm.

Më poshtë do tëmund të shohim dhe vërtetojmë sesi McCain po ndihmon në përqasjen e turmave nacionale të lidhura me nazistët për në Kiev, duke ndihmuar në sjelljen e kësaj klase pasuese politike në pushtet. Disa ekspertë amerikanë thonë se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë dhe se kjo është vetëm një teori konspirative e shpikur nga ‘propagandistët rusë’ për të diskredituar McCainin. Për fat të keq për ata –kjo gjëështë e vërtetë, dhe këtu është fotografia për ta provuar atë:[në linkun origjinal të ktëij lajmi do të shihni foton e dytë në të cilën McCain ndodhet nëKiev’, përkrah Neo-Nazistit dhe liderit të krahut të djathtë, Oleg Tyhanbock]

Duke analizuar me kujdes sjelljen e tij të çuditshme dhe të papranueshme, që përfshin sulme dhe akuza kundrejt pothuajse të gjithë atyre që sugjeruan zbutjen e marrëdhënieve me Rusinë apo që ishin shprehur se furnizimi me armë vdekjeprurëse i militantëvenë Siri ishte një ide e keqe, nuk është çudi që lexuesit e edukuarë të këtyre situatave kanë vënë në pikëpyetje aftësitë normale apo jo mendore tëMcCain.

Nëse do të na duhej që të flsinim pa dorashka, si mundet që dikush me aftësi mendore normale si gjithë njerëzit e tijerë të jetë në mënyrë të vazhdueshme në anën e gabuar të çdo çështjeje? Si mund të jetë e mundur që aftësiagjykuese e ndonjë politikani të jetë kaq e varfër? Sigurisht, nëse poshtë gjithë këtyre gjykimeve nuk fshihet ndonjë gjë tjetër…

Pyetjet nuk u mbarojnë këtu. Performanca e McCain gjatë një mbledhjeje tëDëgjimit tëKomitetit të Senatit të Zbulimit në lidhje me çështjen “Ndikimi i Rusisë në Zgjedhjet e SHBA-së” ishte e turpshme. Ndjekësit u habitën kur McCain e humbi fillin e historisë gjatë seancës dhe i bëri këtë pyetje ish-drejtorittë FBI-së James Comey:

“Të paktën vetëm në mendjet e këtij anëtari, kanë mbetur shumë pyetje të papërfunduara për atë që ka ndodhur, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se siç e keni përmendur, është një“marrëveshje e madhe” për sa ka ndodhur gjatë fushatës, kështu që unë “jam i lumtur që ju keni arritur në përfundimin e një pjese të caktuartë hetimit, megjithatë unë mendoj se populli amerikan ka një sërë pyetjesh në lidhje me këtë çëshjt, veçanërisht pasi që ju vetëm theksuat rolin që luajti Rusia.”

“Dhe padyshim ajo[Hillary Clinton] ishte një kandidate për president në atë kohë. Pra, ajo ishte e përfshirë në mënyrë të qartë në këtë situatë siç e përshkruani si lajmi i rremë, është një çëshjte e rëndësishme. A mund të më ndihmosh në këtë pjesë. Me fjalë të tjera, hetimi për ndonjë gjë që ish-Sekretarja e ShtetitClinton ka bërë gjatë me fushatën ka mbaruar dhe ne nuk duhet të shqetësohemi më për këtë? ”

Comey iu përgjigj kështu kësaj pyetjeje:

“Me gjithë respekt, ndihem i konfuzuar. Përsa i përket çështjes së Sekretares Clinton, tashmëështë mbyllur një hetim kriminal në lidhje me përdorimin e mailit personal të saj.”

Më pas, McCain duke dhënë këtë përgjigje ia bëri gropën përfundimisht vetes:

“Me këtë që keni thënë tashmë, të njëjtën kohë keni bërë me dije se nuk do të ketë akuza të mëtejshme kundër ish-sekretares së atëhershme të shtetit,Clinton për çfarëdoloj aktivitetiqë ka të bëjë me përfshirjen e Rusisë dhe angazhimin tonë dhe zgjedhjen presidenciale që lamë pas. Ajo që unë nuk kuptoj është se si mund t’i keni dhënë fund një investigimi të këtillë, dhe megjithatë ende të vazhdoni hetimin në lidhje përpjekjes së tyre për të ndërhyrë në rezultatet e zgjedhjeve tona.”

Kjo mënyrë e të folurit tregonte qartë se McCain nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte. Në atë pikë, çdo person i arsyeshëm do të kishte arritur në përfundimn se John McCain ka humbur aftësinë e tij për të menduar drejtë dhe nuk është më i aftë që të shërbejënë funksione publike. Në fakt, kjoo është pikërisht ajo që pati thënë21WIRE kur u përjetua një situatë e ngjashme nëvitin 2013 pasi McCain u kap duke luajtur video poker në iPhone-in e tij gjatë një mbledhjeje tëKomitetit të Senatit, ku ligjvënësit debatonin për luftën për të cilën ai është arkitekti kryesor. [në linkun origjinal të ktëij lajmi do të shihni foton e fundit]

Si njëshfaqje mahnitëse e injorancës, ngjarja e videos së pokerit ishte një nga më të mirat që McCainit kishte bërë deri atëherë, dhe siguriisht që një ngjarje e këtillë duhet të kishte qenë një paralajmërim për të gjithë se ky njeri nuk duhet të ulej më në tryezë për të marrë vendime ushtarake, aq më shumë kur bëhet fjalë për luftë dhe paqe mes superfuqive bërthamore si Shtetet e Bashkuara dhe Rusisë.

Ndoshta së shpejti do të bëhet ndonjë dekaratë, megjithatë është befasues fakti që edhe pse u diagnostikua me kancer të trurit në moshën 80 vjeçare – McCain ende nuk ka bërë asnjë dekaratëpër dorëheqjen e tij nga detyra?

Është e drejtë të thuhet se ndërsa ky senator po trajtohet në institucionet kryesore mjekësore në botë, mijëra të pafajshëm do të vdesin pa qënë detyrimisht e nevojshme për shkak të sanksioneve dhe mbështetjes amerikane për terroristët – të gjitha në emër të mbrojtjes, fuqisë dhe përfitimeve gjithnjë e mëtë mëdha të korporatave. Pavarësisht sa e çuditshme mund të tingëllojë për disa jo gjë, për ata që e konsiderojnë veten anëtarë të një elite në pushtet dhe të klasës së saj të menaxhimit të mandarinës, kjo është krejtësisht e pranueshme në vitin 2017.

Pas Luftës së Dytë Botërore, kompleksi industrial ushtarak dhe tregtia ndërkombëtare e armëve kanë përhapur konfliktet si të ishin një sëmundje ngjitëse në të gjithë planetin, në vende dhe në një shkallë që askush nuk mund të kishte imagjinuar më parë. Pa dyshim, gjatë dekadës së fundit, John McCain ka luajtur një rol kyç në përhapjen e kësaj mankthi për njerzimn. Për popullin e Sirisë, Afganistanit dhe Ukrainës, kjo do të jetë trashëgimia e tij, jo imazhi fasadë i një “senatori” apo “heroi të luftës”.

Edhe një herë, i përgjërohemi senatorit që të bëjë gjënë e duhur për popullin amerikan dhe për ata të pafajshëm në mbarë botën të cilët kanë vuajtur në duart e një industrie të armëve, interesat e të cilëve përfaqësohen Jon McCain.

Burimi : 21st Century Wire / ML

12