Jordani, deputetët kërkojnë dëbimin e ambasadorit izraelit

Gjithsej 82 deputetë në Parlamentin e Jordanisë paraqitën propozimin që Ambasadori i Izraelit në Aman të dëbohet në shtetin e tij dhe të kthehet në vend ambasadori i Jordanisë në Tel Aviv.

Deputeti Tamir Binu në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se 78 deputetë kanë propozuar që ambasadori i Izraelit në Aman të dëbohet në shtetin e tij dhe që ambasadori i Jordanisë në Tel Aviv të kthehet në vend. Gjithashtu 4 deputetë kanë dhënë një propozim tjetër për të njëjtën temë.

Duke vënë në dukje se propozimet i janë dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Binu thotë se qeveria e Jordanisë duhet të merret më seriozisht me incidentet e dhunshme që ndodhën gjatë muajit të kaluar në një godinë të Ambasadës së Izraelit në Aman.

Ai tha se nëse qeveria nuk tregon seriozitetin e nevojshëm për këtë temë, deputetët do ta bëjnë reagimin e duhur. Binu thotë se “Për ta treguan mendimin, propozimi duhet të arrijë tek qeveria javën e ardhshme”.

Në incidentin e ndodhur më 23 korrik në njërën prej ndërtesave të kompleksit të Ambasadës së Izraelit në Aman humbën jetën dy jordanezë.

Në një deklaratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Jordanisë thuhej se ngjarja ka ndodhur pas një zënke verbale në mes të rojes së sigurisë izraelite dhe një punonjësi, zënkë e cila më pas u shndërrua në përleshje.

Në deklaratë thuhet se roja e sigurisë i është kundërpërgjigjur me armë zjarri punonjësit i cili e kishte sulmuar me kaçavidë. Me këtë rast është vrarë edhe pronari i ndërtesës, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, Ofir Gendelman tha se dy ditë pas ngjarjes ambasadori izraelit në Aman, Einat Shalain dhe ekipi e tij janë kthyer në Izrael.

Ndërkaq, Mbreti i Jordanisë Abdullahu i Dytë kërkoi nga kryeministri i Izraelit Benyamin Netanyahu që të gjykohet roja i cili vrau dy jordanezë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne