Judicial Watch: Edi Rama me Sorosin mbyti Shqipërinë me korrupsion

Organizata “Judicial Watch”, e cila njihet për lajmet investiguese mbi lidhjet e errëta të organizatës Soros, ish-ambasadorit Donald Lu dhe kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi, ka zbardhur në youtube përmes shefit të saj 5 investigimet më të mëdha të realizuara prej saj.

Mes tyre përfshihet edhe ai për Shqipërinë. Lidhur me këtë, drejtuesi i Judicial Watch thekson se reforma në drejtësi u bë për të hequr disa gjyqtarë që u cilësuan të korruptuar dhe që në fakt u zëvendësuan me njerëz të partisë në pushtet. AI hedh akuza të forta mbi kryeministrin Rama, i cili sipas tij e ka kthyer vendin nën pushtetin e korrupsionit. Sipas William F. Marshall, pas Ramës qëndron Soros dhe është ai në të gjitha këto plane që i kanë dhënë vendit vetëm korrupsion .

Kryeministri i Shqipërisë është një pasardhës komunist, babai i tij ka qenë në Byronë politike, ka qenë i lartë në partinë-shtet. Edi rama tani është socialist, por zbaton të njetën strategji dhe stil si komunistët. Niveli korrupsionit tani ka kapur majat. Nën regjimin e Edi Ramës, që është mik i ngushtë i George Soros, Shqipëria u bë vendi me shërndarjen më të madhe të kanabisit në Evropë. Nëse do shohësh nivelin e korrupsionit do kuptosh , sipas edhe transparencës, se ai ka kapur majat nën pushtetin e Ramës. Dhe dihet që pas Edi Ramës është George Soros.

Në këtë episod të “Inside Judicial Watch”, Hetuesi i Lartë William F. Marshall diskuton disa nga hetimet tona më të rëndësishme dhe zbulimet e korrupsionit që ndodhën në vitin 2018, duke përfshirë skandalin e abuzimit të FISA, takimin famëkeq Clinton / Lynch në 2016, Mueller hetim dhe imigrim ilegal.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=rqG5g1bJMKM?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne