Juncker: Evropa nuk është zgjidhje për çdo problem

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se Evropa duhet të ndalet së dhëni mësime për të gjithë.

Juncker në fjalën e tij të mbajtur gjatë forumit Ditët Evropiane të Zhvillimit theksoi se duhet t’i japin fund të menduarit se çdo gjë është në rregull nëse punët shkojnë mirë në Evropë. Ai thotë se ecuria e botës për momentin nuk është e mirë.

“Evropa pavarësisht se nuk është zgjidhje për çdo problem, ajo duhet të bëjë pjesën e saj në arenën globale”, deklaroi Juncker dhe shtoi se “Si evropianë, ne duhet të ndalojmë së dhëni mësime për të gjithë. Me shtetet e tjera duhet të formojmë partneritetet si të barabartë”.

Juncker edhe më parë ka bërë një deklaratë të tillë duke thënë se, “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore. Mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne