Justifikohet në gjykatë grabitësi që vrau Agur Vrenozin

Një nga grabitësit e pikës së këmbimit valutor në Fier, i dyshuar për vrasjen e Agur Vrenozit është edhe Lulzim Demiraj, që ka dalë para gjyqtarit bashkë me dy grabitësit e tjerë Fini Zyraj dhe Dashamir Gergali.

Lulzim Demiraj u justifikua në gjykatë për vrasjen e Agur Vrenozit.

“Nuk e kam qëlluar unë. Nuk mbaj mend se si ndodhi. Unë di që gjërat ndodhën shpejt. Ne nuk kemi shkuar atje me qëllim të lëndonim ndonjë. Situata erdhi ashtu dhe nuk e mbaj mend se si ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Lulëzim Demiraj.

Edhe Zini Fyraj, i cili bashkë me 43- vjeçarin hynë në pikën “Exchange”, ka deklaruar se është detyruar të kryejë grabitje, pasi gjendet në vështirësi ekonomike. 37-vjeçari nga Vlora rezulton se është arrestuar dhe në korrik të vitit 2017 për vjedhje, por në rrethana krejt të paqarta ka rifituar lirinë.

Dalja e tij nga burgu erdhi për shkak se nuk faktohej me prova përfshirja e tij në një vjedhje të ndodhur më 30 qershor në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit, disa persona mes të cilëve dhe Fyraj, i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B. 4000 euro.

Ndërkohë, Gëzim Hoxha, pronari i pikës “Exchange”, ndodhet ende në gjendje të tronditur nga ngjarja. Fqinjët e tij shprehen se 64-vjeçari ka pësuar goditje të rëndë psikologjike bashkë me të shoqen, sidomos kur kanë marrë vesh për vdekjen e Vrenozit. Ndërkohë, ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për tre autorët e grabitjes së përgjakshme në Fier.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne