Jusuf Islam: Perëndimi nuk mund të flasë asnjë fjalë për çështjen e refugjatëve

Kompozitori dhe këngëtari i famshëm britanik, Jusuf Islam, është shprehur se “Turqia kujdeset për 3 milionë vizitorë sirianë. Kjo me të vërtetë është një shifër e madhe dhe mendoj se perëndimi nuk mund të flasë asnjë fjalë për këtë çështje. Madje përpiqet të mos e shprehë këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Artisti i cili ndodhet në Turqi me qëllim prezantimin e librit “Përse mbaj ende kitarë”, të botuar për lesuesit në turqisht dy ditë më parë, duke folur për AA, ka bërë të ditur se ka nisur sërish të luajë në kitarë pas një kohe ndërprerjeje dhe se përjetimet e tij janë më shumë se kaq.

Duke vënë në dukje se pas vitit 1977 kur pranoi Islamin në Iran ka patur një revolucion, dhe më pas është përjetuar intifada (kryengritja) në Palestinë, Jusuf Islam ka shtuar më tej se “Më pas janë përjetuar shumë ndarje të ideve, luftëra dhe ngjarje të ndryshme. Në këtë mënyrë kam rimarrë sërish në dorë kitarën. Libri im fokusohet në sfondin e përjetimeve të mia. Njerëzit mund të vërejnë vetëm ato që janë të shikueshme. Unë përpiqem të shpjegoj ato që kanë ndodhur në sfond.”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se jeta e tij ka ndryshuar rrënjësit pas pranimit të Islamit artisti ka theksuar:
“Islami nuk është një fe që adhurohet vetëm ditën e premte apo në një ditë të caktuar të javës. Në Islam duhet të mendoni edhe jetesën tuaj, por edhe jetën e përtejshme. Fillimisht hoqa dorë nga të dashurat dhe u martova, gjë e cila edhe kjo ishte një ndryshim i madh. Fillova të ushqehesha me produkte hallall. Isha vegjetarian dhe nisa të hajë mish. Mësova si mund të adhurohet, të lexoja Kur-an dhe të kuptoja në arabisht se çfarë nënkuptonte. Për mua kjo ishte shumë e rëndësishme. Në Islam kishte shumë medhhebe, ndërsa unë ngaqë nuk jam rritur si musliman nuk kisha një medhheb. Në këtë mënyrë duhej që udhën time ta gjeja vetë. Që të gjitha këto për mua nënkuptonin arsim. Kam lënë gjithashtu fjalorin me sharje dhe gënjeshtrat. Jam përpjekur të jem më i drejtë.”

Duke theksuar se pas pranimit të Islamit është penguar nga media perëndimore, Jusuf Islam është shprehur se për këtë arsye nuk ka mësuar askush ndryshimin dhe bukuritë që ka përjetuar.

Ndërsa duke bërë të ditur se në projektet e reja këtë vit do të niset për turne në Australi dhe në Afrikën e Jugut, Jusuf Islam tha se “Unë do të bëj një sekuencë muzikore për Perëndimin. Kam nisur një film vizatimorë për fëmijë i cili në çdo pjesë të mëson diçka dhe që përfshin pjesë të muzikës sime. Gjithashtu jam duke punuar për një libër më gjithëpërfshirës. Kam përgatitjen e një albumi që shpresoj se do të dalë në shtator. Ka këngë të bukura, por kryesisht në këtë album do të ketë mesazhe të bukura për fëmijët.”

Pasi ka theksuar se Turqia e cila është vazhdimësia e Osmanllinjve që kanë patur perandorinë më të gjatë në botë është një vend shumë i rëndësishëm, artisti i famshëm është shprehur:
“Sigurisht që në Turqi ka demokraci. Për demokracinë nevojitet stabilitet dhe qetësi. Nuk mund të keni demokraci në mesin e një revolucioni apo ndonjë lufte. Kjo është shumë e vështirë. Pra nëse do të mendojmë nga ana tjetër sot ka një luftë kur vërejmë në Perëndim. Gjithashtu edhe në Amerikë, Britani, Francë situata vërehet. Demokracia po kalon nga një test i madh. Pra demokracia nuk është në sistem i përkryer, por është e mirë kur njerëzit e pranojnë atë. Pra mendojeni si një ndeshje kush shënon në shumë gola fiton. Të gjithë e pranojnë këtë dhe më pas askush nuk grindet pse nuk ka fituar. Edhe demokracia është e ngjashme me këtë, duhet të pranojmë rezultatin. Brenda disa viteve Turqia ka përparuar shumë, kam vërejtur ndryshime të mëdha.”

“Turqia kujdeset për 3 milionë vizitorë sirianë”

Më tej Islam ka tërhequr vëmendjen se për Turqinë çdo gjë po përmirësohet dhe ka bërë vlerësimin se “Turqia është në rolin e një modeli për botën islame”.

Duke folur për përjetimet rreth ngjarjeve në Siri artisti britanik është shprehur “Turqia kujdeset për 3 milionë vizitorë sirianë. Kjo me të vërtetë është një shifër e madhe dhe mendoj se Perëndimi nuk mund të flasë asnjë fjalë në këtë çështje. Madje përpiqet të mos e shprehë këtë. Vërejmë se Amerika ka merr vetëm 40 mijë persona. Kjo me të vërtetë tregon se slogani i të drejtave të njeriut që është për Kombet e Bashkuara ka më shumë kuptim në Turqi. Dhe me këtë jam krenarë.”

Ndër të tjera Jufus Islam ka theksuar se në Turqi ndodhet bashkë me familjen e tij dhe janë shumë të qetë dhe se po shijojnë familjarisht kulturën turke./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne