Jusuf Kardavi dënohet me burgim të përjetshëm në Egjipt

Një gjykatë ushtarake egjiptiane ka dënuar tetë persona me vdekje, duke përfshirë katër në mungesë, për përfshirje në aktet e dhunës të vitit 2015.

17 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm, duke përfshirë dijetarin e shquar musliman Jusuf Kardavin, i cili së bashku me gjashtë të tjerë u gjykua në mungesë.

Veprat e pretenduara të dhunës përfshijnë vrasjen e një oficeri të policisë në Kajro, tha një burim i gjykatës në kushte anonimiteti për agjensinë e lajmeve Anadolu për shkak të kufizimeve të bisedave me mediat.

Kardavi i lindur në Egjipt dhe me banim në Katar është kreu i Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman (IUMS). Raportohet se ai u akuzua për “nxitje vrasjesh”, “përhapje të lajmeve të rreme” dhe “vandalizëm të pronës publike”.

Njëzet e gjashtë të pandehur te akuzuar për të njëjtin rast u liruan, duke përfshirë katër anëtarë të lartë të grupit të ndaluar në Egjip, Vëllazëria Muslimane.

Dënimet e së mërkurës janë ende objekt i apelimit. Të pandehurit të cilët janë gjykuar në mungesë do të marrin rigjykime në rast se arrestohen ose kthehen nga autoritetet.

Egjipti ka rënë pre e dhunës që nga mesi i vitit 2013 kur Mohamed Morsi i Vëllazërisë Myslimane, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, u rrëzua dhe u burgos gjatë një grushti shteti të përgjakshëm ushtarak.

Në muajin shtator, Interpoli e hoqi Kardavin nga lista e të kërkuarve.

Organizata ndërkombëtare e policisë e bëri këtë lëvizje pas një vlerësimi të akuzave egjiptiane kundër dijetarit, i cili jeton në mërgim në Katar./Aljazeera/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne