A ka Trump vizion për rajonin? Gabimi i madh që bëri në Arabinë Saudite

DW

Në Riad mesazhi i Trumpit ishte ende shumë i qartë: Arabia Saudite është e mirë, Irani është i keq. Ai e mbështeti këtë mesazh jo vetëm me fjalë dhe gjeste, por nuk u shtroi mikpritësve të tij nga Arabia Saudite asnjë pyetje kritike për të drejtat e njeriut, barazinë mes burrit dhe gruas, apo luftën në Jemen. Në vend të tyre ai nënshkroi me ta marrëveshje tregtare për armë në vlerë miliardash.

Në krahasim me këtë shfaqja e Trumpit në Izrael dhe në territoret palestineze ishte tepër e vagullt. Ai vërtet përsëriti edhe aty demonizimin e Iranit, sepse me një qëndrim të tillë, Trumpi mund të bëjë për vete si sauditët edhe izraelitët. Por vizione për paqe në vendin e Shenjtë Trumpi nuk ka.

Ai u mjaftua vetëm me fjalë të bukura për marrëdhëniet shumë të ngushta mes SHBA dhe Izraelit por u përpoq që të mos prekte asnjërën palë. Pikërisht për këtë presidenti palestinez, Mahmud Abaz priti më kot që Trupi të shprehej qartë për zgjidhjen me dy shtete, sikurse edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu priti më kot dhënie sinjali nga Trump në favor të qëndrimit që Jeruzalemi është kryeqyteti i pandashëm i Izraelit.

Në vend të tyre Trumpi vetëm përsëriti fraza të tilla si: “Izraelitët dhe palestinezët mund të bien dakord me vendosmëri, kompromis dhe besimin se paqja është e mundshme.” Ai tha se do të bëjë gjithçka për të arritur këtë qëllim por vizionet tingëllojnë ndryshe.

Por a ka Trumpi ndonjë vizion për rajonin? Vizitat e tij në Arabinë Saudite, në Izrael dhe në territoret palestineze nuk nxorrën në pah ndonjë gjë të tillë. Dhe edhe nëse ai ka ndonjë ide politike shtrohet pyetja se sa realiste është kjo, apo nëse ajo është e rrezikshme.

Irani si armik

Ajo që duket qartë është përpjekja e Trumpit që duke e prezantuar Iranin si armik të forcojë si me Arabinë Saudite edhe me Izraelin partneritetin dhe që ta afrojë SHBA-në strategjikisht më afër me këto vende. Vërtet që përfshirja e Arabisë Saudite mund ta lehtësojë zgjidhjen paqësore mes palestinezëve dhe izraelitëve, por për një gjë të tillë të dyja palët në konflikt duhet të ndërmarrin kompromise të dhimbshme, të cilat për momentin janë të parealizueshme për të dyja palët. Sa i përket Iranit është e rrezikshme mbështetja kaq demonstrative dhe furnizimi me armatime. Problematik në rajon mbetet në shumë drejtime jo vetëm ndikimi iranian por edhe ai i Arabisë Saudite. Dhe politika e Trumpit mund ta ndezë më tepër konfliktin e rrezikshëm sunito- shiit duke shkaktuar një garë të re armatimi në Lindjen e Mesme. Ky nuk është vizion paqeje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne