Kadare: Skenderbeu ishte biri i nje gruaje serbe, nip Serbie

Shkrimtari Ismail Kadare ne intervisten qe ka dhene per televizionin News 24 ne daten 15 shtator 2017 vertetoi ate qe shumica e shqiptareve dine. Skenderbeu ka qene bir shkine, apo me sakte nip Serbie. Nena e tij ka qene serbe, edhe pse Kadareja e quan ate ende shqiptar, ai pranon faktin qe heroi kombetar i Shqiperise ishte nip Serbie. Ja deklarata e Kadarese ku ai pranon qe heroi i Shqiperise eshte gjysem serb:

Gazetarja: Përveç debatit në fillim të shtatorit, diku nga mesi i korrikut në mos gaboj ka patur prapë një debat për Skënderbeun. Ka qenë Mustafa Nano i cili ka dalë me tezën se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Pati polemika, a e cenon figurën e Skënderbeut ideja se e ëma ishte serbe?

Kadare: Fare, fare hiç. Se harrojmë ne shqiptarët e historianët tanë të sotëm që tërë dinastitë dhe familjet e mëdha europiane feudale mbretërore, bënin krushqi me njëra-tjetrën. Pra, princeshat e mbretëreshat, shumica dërrmuese janë me gjak të përzier. Krushqitë kështu bëheshin, mbretërit bëheshin me mbretërit fqinjë. Si e harrojmë ne këtë gjë, s’e kuptoj dot. Të bësh krushqi do të thotë të ndërrosh gjakun, të përzihesh me tjetrin. Të jetë nëna e huaj është normale, shumica e mbretëreshave janë të huaja. Nuk thotë njeri që bën fëmijët e ata i përkasin popullit tjetër. 


Gazetarja: Kjo është e vërtetë, por në atë kohë martesat mes etnive siç thoni ju ishin të zakonshme, por jo ndoshta mes feve të ndryshme. Të paktën kështu thotë edhe Mustafa Nano. Çfarë është sipas jush më shumë Skënderbeu, shqiptar apo i krishterë?

Kadareja: Skënderbeu është një shqiptar i krishterë, ose një i krishterë shqiptar, por ai është i të gjithëve dhe fakti është që 500 vjet histori shqiptare nuk e ndau figurën e tij. Herë e parë që ndahet sot.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne