Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind dhe infarktin me 7 %.

Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni.

Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore dhe lufton disa lloje sëmundjesh vdekjeprurëse, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.

Disa fakte interesante të studimit: Tre kafe në ditë ndihmojnë të jetoni më gjatë, ndërsa katër kafe në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gojës.

Po kështu, kafja të ndihmon të humbësh peshë, pasi përmban disa substanca që ndikojnë ne metabolizëm.

Është një ilaç kundër dhimbjeve, sidomos ekspresi. Ndihmon me dhimbjen e kokës.

Kombinim i aspirinës me kafeinë është më mirë se vetëm aspirinë dhe së fundmi, kafja të ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë.

36