Kalın: Cili kryeqytet do të goditet nga terroristët e lënë të lirë në Raka?

ANKARA – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, ka theksuar se “Detajet e marrëveshjes për largimin e qindra terroristëve të DAESH-it nga Raka zbuluan edhe njëherë dobësinë e një politike që përdor një organizatë terroriste për të luftuar një tjetër organizatë terroriste. Ndërsa pyetja shqetësuese që askush nuk dëshiron ta bëjë haptazi në Washington është: Terroristët e lënë të lirë, në cilin kryeqytet të botës do të na dalin përballë si kamikazë me bomba?”.

Kalın, në gazetën “Daily Sabah” ka shkruar një artikull me temë “Terroristët e liruar në Raka në cilin kryeqytet do të godasin?” Duke vënë në dukje se kanë mbetur në qendër lojërat e pushtetit dhe përllogaritjet gjeopolitike të luftës civile siriane, e cila ka hyrë në vitin e gjashtë të saj, Kalın, është shprehur se “Disfata që po afrohet për DAESH-in dhe organizatat e tjera terroriste në territorin sirian, normalisht duhet të ndiqet nga një zgjidhje politike e cila do të sigurojë formimin e një qeveri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe e cila t’i japë fund luftës. Pyetja kritike këtu është nëse proceset në Gjenevë apo Astana do të mund apo jo ta prodhojnë këtë rezultat dhe nëse e prodhojnë si do të ndodhë kjo?”

“Nga pikëpamja e vendeve fqinje do të përbëjë kërcënim të sigurisë kombëtare”

Për situatën aktuale të përjetuar në Siri, Kalın, ka theksuar: “Amerikanë janë përqendruar në luftën kundër DEASH-it dhe me këtë qëllim armatosin PYD-YPG-në që në Siri është një degë e PKK-së. Amerika e cila bashkë me humbjen e pësuar në masë të madhe të DAESH-it në Raka dhe në rajone të tjera, përkundër sigurisë që i ka dhënë Turqisë se ‘marrëdhënia me PYD-YPG-në është e përkohshme’, ka nisur të kërkojë shkaqe të reja për të vazhduar këtë politikë të saj?”

Ndër të tjera pasi ka theksuar se sipas një analize tjetër SHBA-të duke gjetur si pretekst edhe DEASH-in edhe PYD/YPG-në, po përpiqen të qëndrojnë në lindje të vendit për të balancuar aleancën Rusi-Iran në territorin e Sirisë, Kalın ka bërë të ditur se “Disa komentues, rikujtojnë se në këtë mënyrë në lindje të Sirisë ndodhen disa pika ushtarake të SHBA-ve dhe se në këtë rajon janë kryer transferime ushtarake në sasi serioze. Në këtë drejtim arrihet në rezultatin se SHBA-të kanë planifikuar të qëndrojnë për një kohë të gjatë në lindje të Sirisë. Por çfarëdo që të jenë planet dhe qëllimet e SHBA-së, politika e saj duke mbështetur degën e PKK-së në Siri do të dobësojë zgjidhjen politike që pritet të dalë nga proceset në Gjenevë dhe Astana për sovranitetin territorial të Sirisë dhe gjithashtu nga pikëpamja e vendeve fqinje do të përbëjë kërcënim të sigurisë kombëtare”. Gjithashtu Kalın ka theksuar se do të presin nëse SHBA-ja do të mbajë apo jo premtimin e dhënë që “do të ndërpresim lidhjet tona me PYD-YPG-në pas largimit të DEASH-it nga Raka.”

“Në të ardhmen e Sirisë Asadi nuk ka vend”

Kalın ka theksuar se çështja e PYD-YPG-së vazhdon të jetë vija e kuqe e Turqisë dhe më tej ka bërë vlerësimin se “Këto organizata nuk mund të jenë partner i asnjë zgjidhjeje politike për shkak se në Siri janë degë e PKK-së e cila nga Turqia, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe të tjerët është pranuar organizatë terroriste. Ti konsiderosh këto si përfaqësues të kurdëve sirianë me shprehjen më të lehtë kjo është mosrespektim i popullit të Sirisë. Shumë kurdë nuk e identifikojnë veten e tyre me PKK-në dhe janë kundër ideologjisë dhe presionit politik të organizatës. Faktikisht ato vetë kanë vuajtur nga PKK-ja dhe dega e saj në Siri. Por këto njerëz në klimën e tanishme politike e kanë të pamundur që zëri i tyre të dëgjohet.”

“Është e qartë, që Asadi nuk është një person që të vendosë një qeveri demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Siri”, është shprehur Kalın në lidhje me të ardhmen e Asadit, duke shtuar se “Duke patur parasysh të gjitha krimet që ka kryer kundër popullit të Sirisë është e qartë se nuk do të mund t’i jepet atij detyra për të bashkuar sirianët. Në të ardhmen e Sirisë nuk ka vend për Asadin. Rusët edhe iranianët duhet ta kuptojnë se mbajtja e Asadit në pushtet nuk është rruga për të mbrojtur interesat në Siri.”


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne