Kalin: Mediat Perëndimore keqinterpretojnë realitetin politik në Turqi

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se Turqia është gjithmonë mbrojtës i çështjes palestineze.

Zëdhënësi Kalin u prononcua për kanalin televizivë Al Xhazira.

Ai kritikoi median Perëndimore për keqinterpretimin e realiteteve politike në Turqi, duke thënë se “Ajo çfarë bëjnë ata nuk i ka hije gazetarisë, kjo është aktivizëm politik”.

Ibrahim Kalin tërhoqi vëmendjen se dora e Turqisë shtrihet në të katër anët e botës.

“Turqia i doli në ndihmë të gjithë të shtypurve dhe jo vetëm myslimanëve. Shikoni në Somali, Palestinë, Jerusalem, Gaze. Turqia bëri ato çfarë nuk bëri asnjë vend tjetër”, bëri të ditur Kalin.

Ai gjithashtu shtoi se Turqia ka paraprirë në fitoren historike të OKB-së në çështjen e Jerualemit.

Zëdhënësi Kalin bëri të ditur se Turqia me vite është mbrojtësi më i madh i çështjes palestineze. Ajo korri sukses të madh historik duke mbledhur mbështetjen e 128 vendeve anëtare të OKB-së pas publikimit të vendimit të ShBA-së në lidhje me Jerusalemin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne