Kalin: Neglizhenca e kërcënimit të PKK-së në Siri është gabim historik

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se vendet Perëndimore, të cilat nuk e shohin kërcënimin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, janë duke bërë gabim historik.

Zëdhënësi Kalin në artikullin e tij të shkruar për “CNN” i bëri një vlerësim operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

“Përdorimi i civilëve nga ana e organizatës terroriste YPG, e cila nga burokratët amerikanë cilësohet si ‘aleate e besueshme’, përballë hapave legjitime të Turqisë, do të duhej të alarmonte Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Kalin.“Deklaratat kontradiktore të Washingtonit sjellin në mendje shumë pyetje në lidhje me politikat e Sirisë”, deklaroi Ibrahim Kalin, ndërsa shtoi se qëllimi i operacionit “Dega e Ullirit” është vendosja e sigurisë së nevojshme për kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i Presidencës gjithashtu nënvizoi se organizata terroriste PYD nuk përfaqëson kurdët në Siri.

Kalin tha se Turqia, e cila është një anëtare e koalicionit ndërkombëtar, lufton kundër organizatës terroriste DAESH dhe bashkëpunon me aleatët për të ndaluar, arrestuar dhe neutralizuar pjesëtarët e kësaj organizate.

“Sot presim që aleatët tanë ta vlerësojnë në mënyrë të njëjtë edhe organizatën separatiste terroriste PKK dhe fraksionet e saj. Mendimi që organizata terroriste PKK nuk paraqet kërcënim për vendet Perëndimore dhe se është problem vetëm i Turqisë, është i gabuar. Terrori është terror, i cili duhet të luftohet me vendosmëri”, shkroi zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne