Kalin: Trumpi mbështet politikat pushtuese dhe thellon konfliktin në Lindjen e Mesme

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) reagoi ndaj deklaratës skandaloze të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump në lidhje me Kodrat e Golanit, që janë të pushtuara nga Izraeli.

Kallën, në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale Twitter, duke rikujtuar se drejtësia ndërkombëtare garanton tërësinë territoriale të vendeve, u shpreh duke thënë: “Përpjekja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bërë legjitime disa veprime jashtë drejtësisë për Kodrat e Golanit nga Izraeli, që pushton tokat palestineze, do të thotë se mbështet politikat pushtuese dhe thellon konfliktin”.

Trump nëpërmjet Twitterit kishte shkruar: “Pas 52 vitesh, ka ardhur koha që Amerika të njohë sovranitetin e plotë të Izraelit ndaj Kodrave të Golanit”.

Izraeli mban të pushtuar Kodrat e Golanit që prej vitit 1967./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne