Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, bëri të ditur se vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, është inekzistent dhe i pavlefshëm për vendin e tij.

Ibrahim Kalin u prononcua të mërkurën vonë nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter” për vendimin provokues të presidentit të SHBA-së për Jerusalemin.

“Për ne, vendimi është inekzistent dhe i pavlefshëm. Refuzojmë dhe dënojmë deklaratën e papërgjegjshme dhe ilegale të administratës amerikane në lidhje me Jerusalemin. E tërë bota duhet ta refuzojë këtë vendim, i cili nëpërkëmb të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, duke u renditur në përkrah popullit palestinez”, thuhet në postimin e zëdhënësit Kalin./ trt

26