Kallën: Dominimi i Turqisë dhe Erdoanit në debatin Merkel-Schulz nuk është rastësi

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) reagoi ndaj kritikave kundër Turqisë së Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe liderit të Partisë Social Demokrate (SPD), kandidat për kryeministër, Martin Schulz, të shprehura gjatë një programi televiziv në debatin e zgjedhjeve që do të mbahen në këtë vend.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet Twitter-it tha se nuk është rastësi që në program të dominonin Turqia dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Sulmi Turqi-Erdoan i Gjermanisë dhe Evropës duke shpërfillur problemet e veta themelore dhe urgjente është një pasqyrim i ngushtimit të horizontit në Evropë. Në Evropë turkofobia, tjetërsimi i problemeve themelore dhe armiqësimi ndaj ‘dikujt tjetër’ është kthyer në një mjet lehtësimit të vetvetes” shkruan Kallën.

“Shoqëritë që e përkufizojnë armikun mbi një tjetër nuk mund ta gjejnë kurrë identitetin e tyre. Kjo dëmton më shumë atë shoqëri. Rrjedhja kryesore e politikës gjermane për t’iu nënshtruar popullaritetit dhe tjetërsimit-armiqësisë vetëm se nxit diskriminimin dhe racizmin. Gjermania, që hap krahët haptazi ndaj organizatave si PKK dhe FETO, a e kupton se nuk mbron demokracinë por terroristët dhe puçistët?” shkroi në Twitter Ibrahim Kallën.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nuk ka rëndësi se çfarë partie politike do të fitojë zgjedhjet në Gjermani pasi tashmë është e qartë se çfarë logjike ka fituar.

“Gjatë gjithë debatit, fakti se Merkel dhe Schulz nuk u shprehën fare për diskriminimin dhe racizmin në rritje, tregon pikën ku ka arritur politika gjermane” ishin fjalët me të cilat reagoi Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne