“Kam dy vite që të dëgjoj nga krevati”, gruaja qan para Ramës: S’më besohet që jam sot këtu, jam shumë e lumtur (Video)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në sallën e hartave në Kryeministri me koordinatorë të bashkëqeverisjes.

Në këtë takim, një grua që iu dha fjala të fliste, ka qarë para të pranishmëve dhe shkaku ka qenë zgjidhja e problemit që sipas zonjës në fjalë, kishte lidhje me mosdhënien e ndihmës sociale, për shkak të një problem me sigurimet shoqërore.

“S’më jepej kempi për shkak të një problemi me sigurimet shoqërore.

Kam prej dy vitesh e gjysmë që ju dëgjoj nga krevati, nuk më besohet që jam këtu sot, dhe jam shumë e lumtur.

Kur me mori dje zonja në telefon po dridhesha, se dhe unë kaq e re nuk doja të mbetesha invalide. Faleminderit shumë.”- tha gruaja mes lotëve teksa Rama i hedh dorën në sup.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne