Kanabizimi/ Pandeli Majko paralajmëron arrestimin e një politikani

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se historia e Saimir Tahirit në përfshirjen e trafikut të drogës, në mënyrën sesi e tregon media, i duket si një film. Çdo qytetar e ka të vështirë të bëjë dallimin mes asaj që ka ndodhur me të vërtetë tha Majko në bisedë me Eni Vasilin në Studio e Hapur.
“Nuk kam pasur miqësi me Tahirin por ajo që më ka pikëlluar ka qenë kjo histori. As dua ta mbroj as t’i vë këmbën në zverk” tha Majko. Gjithsesi ndërsa fliste për të gjithë atë që po ndodh në Shqipëri, vetingun, luftën e kanabisit, mbërritjen e agjentëve të huaj, Majko u shpreh: “A do trokasi ndonjë politikan në dyert e burgut? Mendoj se po” tha Majko.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne