Kanada: Oficeri i kolegjit ushtarak Saint-Jean dëbohet pasi përdhosi Kuranin

Një oficer kadet në Kolegjin Ushtarak Royal Saint-Jean në Kuebek është përjashtuar nga institucioni ushtarak ndërsa dy të tjerë mund të përballen me të njëjtin fat pasi masturbuan mbi një kopje të Kuranit gjatë një mbrëmje festive muajin e kaluar.

Njëri nga kadetët e kreu aktin seksual mbi librin e shenjtë të myslimaneve, ndërsa një tjetër filmonte skenën, raporton Radio-Kanada.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi në rajonin e Montérégie të provincës, gjatë një feste ku morën pjesë tetë oficerë kadetë gjatë fundjavës së Pashkës.

Studentët e tjerë në kolegj e raportuan incidentin tek eprorët e tyre pasi panë videot, tha për La Presse Canadienne, gjeneral lejtnant Charles Lamarre, shefi i personelit ushtarak për Forcat Kanadeze.

Lamarre tha se zyra e tij po e shqyrton çështjen dhe tha se përdhosja e simboleve fetare nga ana e anëtarëve të forcave ushtarake kanadeze nuk do të tolerohet.

Një nga kadetët është shkarkuar nga Forcat e Armatosura Kanadeze për pjesëmarrje aktive në përdhosjen e Kuranit dhe filmimin e skenës.

Dy të tjerë përballen me procedura që mund të çojnë në përjashtimin e tyre.

Pesë të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në incident do përballen me dënime më pak të rënda./msm/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne