Kanceri i prodhuar nga njeriu

Pas studimit të mumieve egjiptiane, doli  përfundimi  se kanceri është një sëmundje krejtësisht e prodhuar dhe e shkaktuar nga njeriu, dhe mënyra e jetës moderne.

Studimi, i cili testoi mumiet e lashta dhe shqyrtoi fosilet dhe letërsinë klasike, zbuloi se tumoret ishin të rralla dhe pothuajse nuk ekzistonin në  planetin tonë, por ndotja, dieta e varfër dhe ushqimet me përmbajtje të lartë kimike u bënë një nga çështjet vërtetë negative dhe shtimi i rrezikut nga sëmundje të rënda u rrit në mënyrë të frikshme.

Studimi tregoi se “mungesa virtuale e malignancies (qeliza malinje)” te mumiet, interpretohet si gjë e rrallë ose jo-ekzistuese, duke treguar se faktorët që shkaktojnë kancerin janë të kufizuara vetëm në shoqëritë e prekura nga industrializimi modern.”

Studimi është kryer nga profesorë që janë në përpjekje për të gjetur rrënjët e kancerit me shpresën për të gjetur një zgjidhje për parandalimin e kësaj sëmundje gjithnjë e më të zakonshme.

Në shoqëritë e industrializuara, kanceri është i dyti pas sëmundjeve kardiovaskulare, si shkak i vdekjes. Por në kohët e lashta, ai ishte shumë i rrallë. Nuk ka asgjë në mjedisin natyror që mund të shkaktojë kancerin. Pra, kanceri  është  një sëmundje e bërë nga njeriu, për shkak të ndotjes, ndryshimeve të dietës dhe mënyrës së jetesës.

Sëmundja ndikon kryesisht që në fimijëri. Dieta e tyre e varfër dhe jo-organike mund të ndikojë që gjatë jetës të preken nga kjo sëmundje. Nga statistikat  e sakta, tek njerëzit në Egjiptin e lashtë nuk ka pasur asnjë të prekur tek të rinjtë.

Pra, të dhënat e lashta egjiptiane, së bashku me të dhëna të tjera nga e gjithë koha e mijëvjeçarëve, i ka dhënë shoqërisë moderne një mesazh të qartë: “Kanceri është sëmundje e bërë nga vetë njeriu dhe kjo i adresohet vetëm atij.”

Shkencëtarët pohojnë se:

  1. Mbajtja e një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar,
  2. Ushtrimi i aktivitetit të rregullt fizik,
  3. Mbajtja e një peshë të shëndetshme,
  4. dhe jetesa në një ambjent të qetë dhe me ajër të pastër, kontribojnë që të gjitha në uljen e rrezikut nga kanceri. /mjekesiabimorearabe

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne