Kandidatët e Vetingut dhuratë e amerikanëve, tregojnë nivel inteligjence “të lartë”

Opinioni publik u skandalizua me përgjigjet e pedagogëve të juridikut dhe magjistraturës, kandidatë për organet e reja të drejtësisë, KLGJ E KLP ndërsa profesori Përparim Kabo i bëri disa pyetje për të kuptuar nivelin e tyre kulturor.

Sakaq, newsbomb.al zbardh emrat dhe detaje nga kandidatët, një pjesë e të cilëve tentuan të gënjejnë profesor Kabon.

Ilir Panda, (kandidat i përzgjedhur në KLGJ) tha se i pëlqente shumë transporti publik dhe udhëtonte gjithmonë në këmbë.

Burimet i thanë newsbomb.al se Panda ka në pronësi një mjet tip “Toyota Rav 4” dhe një shofer personal. Profesor Panda tha se gjëja më e shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë në jetë ishte një pendë që kishte kushtuar 70 dollarë në Amerikë por harroi të thoshte çmimin e biletës që me siguri do ketë kushtuar më shumë se sa “penda me kallamarin” siç ironizoi profesor Kabo.

Maksim Qoku, (kandidat i përzgjedhur në KLGJ) i pyetur për librin më të fundit që po lexonte, është pedagog në fakultetin e Drejtësisë mbi 15 vjet.

Eneida Sema (kandidate e përzgjedhur në KLP) është pedagogia gazmore, e cila përsëriste: “Po sigurisht që kemi lexuar, edhe njëherë të lutem! U bë kohë që s’e kam parë atë film”.

Por më flagrantja ndoshta nga të gjitha përgjigjet ishte ajo e Brunela Kullollit e cila tha se do mbyllte telefonin nëse e merrnin dhe e kërcënonin me jetën e fëmijëve të saj.

Brunela Kullolli (kandidate e përzgjedhur në KLGJ)  është bashkëshortja e prokurorit Madrid Kullolli i zgjedhur nga Adriatik Llalla, me të cilin, burimet i thanë newsbomb.al se ka marrëdhënie farefisnore, në stafin e strukturës së dekriminalizimit, për të verifikuar pastërtinë e figurave politike dhe të punësuarve në administratën e lartë shtetërore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne