Kandidati i Beratit, ultimatum Bashës: Mba premtimin që ke dhënë, kam 10 mijë vota të miat

Një tjetër kandidat për deputet i PD -së shpreh publikisht pakënaqësi me renditjen në listën e hartuar nga kryetari Basha. Lefter Maliqi jo vetëm që refuzon të jetë i treti në listën e Beratit, por akuzon Bashën se nuk ka mbajtur një premtim që i ka bërë. Ish -deputeti i PD i lë afat Bashës deri nesër, më pas thotë se do ta bëjë të ditur vendimin e tij në takime të ngushta me elektoratin. Maliqi thotë se ai ka 10 mijë vota personale në Berat dhe u premton votuesve se do të jetë gjithnjë me ta, pa asnjë dallim politik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne