Kandidati presidencial Fillon bën thirrje për pezullimin e zgjedhjeve në Francë

Kandidati konservator për president të Francës, François Fillon, ka bërë thirrje për pezullimin e rrethit të parë të votimit në zgjedhjet presidenciale franceze, i paraparë të zhvillohet këtë të diel.

Thirrja e Fillonit, ish-kryeministër i Francës, për pezullimin e zgjedhjeve, ka ardhur pas sulmit me armë zjarri ndaj disa policëve në qendër të Parisit, në mbrëmjen e së enjtes.

Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, pas një sulmi me armë zjarri ndaj tyre në Champs-Elysées, raporton Gazeta Express.

Autori i sulmit është vrarë më pas nga Policia, teksa përpiqej të ikte.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne