Kanë – Nuri Bilge Ceylan fitues i çmimit “Palma e Artë”

Çmimin ”Palma e artë” të Festivalit të 67-të të Filmit të Kanës e mori filmi ”Winter sleep” i regjisorit turk, Nuri Bilge Xhejlan (Ceylan), një autopsi e gjatë psikologjike e një 60-vjeçari që jeton në një fshat të Anadollit..

Kanë – Nuri Bilge Ceylan fitues i çmimit “Palma e Artë”

Çmimin ”Palma e artë” të Festivalit të 67-të të Filmit të Kanës e mori filmi ”Winter sleep” i regjisorit turk, Nuri Bilge Xhejlan (Ceylan), një autopsi e gjatë psikologjike e një 60-vjeçari që jeton në një fshat të Anadollit.

”Këtë vit kinemaja turke feston 100-vjetorin. Kjo është një koincidencë e bukur”, deklaroi Nuri Bilge Xhejlan pasi mori një nga trofetë më të rëndësishëm kinematografikë në botë.

Filmi italian ”Le meraviglie” i regjisores Alice Rohrwacher mori çmimin e madh të këtij festivali. Ndërkohë, amerikania Julianne Moore mori çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e saj në filmin “Maps to the stars” i kanadezit David Cronenberg.

Në mungesë të saj, çmimin e mori skenaristi i këtij filmi, Bruce Wagner. Aktori më i mirë i festivalit u shpall britaniku Timothy Spall për rolin e tij në filmin “Mr Turner” të amerikanit, Mike Leigh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne