Mijëra studentë po protestojnë para ministrisë së Arsimit në Tiranë duke kërkuar anulimin Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kufitit maksimal të tarifës vjetore, përgjysmimin e tarifës, dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Në një komunikim për ‘Fax News’ ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se studentët kanë pranuar që të takohet për të biseduar. Por vetë studentët kanë mohuar të kenë takuar ministren dhe refuzojnë të takohen.

Nëse nuk merren parasysh kërkesta e tyre ata kanë bërë thirrje për revulucion studentor: “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët.

Protesta e studentëvë është shtrirë edhe në Elbasan, ndërkohë që studentët e Durrësit janë bashkuar me studentët e Tiramës. Studentët kanë braktisur mësimin edhe kanë paralajmëruar protestë.

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryhet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

10