Kapakë arkivoli në rrugët e lagjes muzeale të Elbasanit

Disa kapakë arkivoli janë gjetur në rrugët e lagjes muzeale të kalasë së Elbasanit.

Kapakët ishin hedhur nga persona ende të paidentifikuar në lagjen e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe që vizitohet çdo ditë jo vetëm nga vizitorë vendas por edhe të huaj. Kapakët ishin hedhur në afërsi të koshave të mbeturinave të rrugës.

Rruga e Kalasë konsiderohet nga qytetarët e Elbasanit si ‘simbol’ i historisë së qytetit ndër shekuj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne