Kapen 11 sirianë në Kapshticë, kërkojnë azil politik në Shqipëri

Policia kufitare në Kapshticë ndaloi 11 emigrantë nga Siria.

Ata ishin futur ilegalisht në territorin shqiptar nga Greqia, ndërsa kanë kërkuar azil politik.

Raportohet se emigrantët janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

“Më datë 10.06.2018, në afërsi të qytetit të Bilishtit, u kapën 11 shtetas të huaj imigrant të paligjshëm, M.K., H.I., B.K., B.K., M.Sh., R.Sh., A.M., M.M., F.S., M.D., dhe M.H., me shtetësi siriane.

Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në RSh, e u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë”, njofton policia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne