Kapet drogë brenda burgut të Drenovës, shkarkohet Shefi i Policisë dhe 7 efektivë

Në burgun e Drenovës në Korçë është kapur drogë. “Shuplaka” mëson se sasia e dorgës prej 12 gramë e llojit heroinë u kap ndërsa po tentohej të futej brenda te të dënuarit.

Droga ishte e vendosur në një qese  dhe dyshohet dhe ishte e vendosur në oborrin e burgut. Dyshohet që e ka futur ndonjë familjar ose i burgosur që ka dalë me leje nga burgu.

Për këtë shkelje është shkarkuar Shefi i Policise se burgut Drenovë, Adriatik Parizi  si edhe 7 efektivë të tjerë në varësi të tij. Kjo shkelje ka ardhur nga investigimi nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve./shuplaka

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne