Kapet sasi e madhe droge në Vlorë

368 kilogram lënë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva janë kapur sot në Gjirin e Karaburunit në Vlorë nga Policia Kufitare.

Policia ka marrë informacione paraprake dhe ka nisur menjëherë aksionin, ku më pas janë konstatuar 2 pako në të cilat ndodhej lënda narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Në këtë aksion u përfshinë, DVP Vlorë, Guardia Di Finanza dhe Delta Force, ku arritën të kapnin 700 metra larg bregut të detit 22 pako me lëndë narkotike.

Në total janë kapur 24 pako, me peshë 368 kilogramë dhe dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë, ku ka nisur edhe hetimi për kapjen e personave që kanë poseduar lëndën narkotike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne