Kapiteni i kroatëve, Luka Modriç akuzohet për “dëshmi të rreme”

Zyra e Prokurorit të Qarkut në Osijek të Kroacisë ka ngritur aktakuzë kundër një 32-vjeçarit për dhënien e dëshmisë së rreme.

Pas hetimit, Prokuroria e Qarkut në Osijek ka paraqitur para Gjykatës Komunale në Osijek padi kundër shtetasit kroat (1985) për veprën penale të dhënies së dëshmisë së rreme nga neni 305 paragrafi 1 i Kodit Penal. (2 mars 2018).

Aktakuza nuk specifikon emrin e të dyshuarit, por mediat kroate theksojnë se ajo ngarkon kapitetin e përfaqësueses kroate të futbollit, Luka Modriç se gjatë gjykimit në rastin Zdravko Mamiç, të akuzuar për tërheqje të paligjshme të parave nga Dinamo, e cila mbahej në Osijek, ka dhënë deklaratë të rreme.

I pandehuri akuzohet se më 13 qershor 2017 në Gjykatën e Qarkut të Osijekut, gjatë një seance në lëndën penale kundër katër shtetasve kroatë për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit ka dhënë deklaratë në cilësinë e dëshmitarit pasi që trupi gjykues më parë e paralajmëroi se është i detyruar të flasë të vërtetën dhe se dhënia e deklaratës së rreme është vepër penale.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri me vetëdije ka folur të pavërteta se anekset e kontratës për futbollin profesionist i cili rregullon ndarjen e kompensimit të transferimit në përpjesëtim 50:50 për qind ndërmjet tij si lojtar dhe klubit në të cilin ka luajtur ka nënshkruar sa herë që ka zgjatur kontratën profesionale dhe se këto anekse i ka rinënshkruar pasi ka shkuar në një klub të ri për kinse ndryshimin e llogarisë bankare ku duhej ti paguheshin paratë.

Zyra e Prokurorit në Osijek të pandehurin e ngarkon edhe se i akuzuari i sipërpërmendur ka deklaruar edhe pse e ka ditur se nuk është e vërtetë, sepse anekset i ka nënshkruar në kohën kur tashmë ishte duke luajtur për klubin e ri, pas realizimit të marrëveshjes në mes të këtyre klubeve, me çka shuma e përgjithshme i ka takuar klubit amë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne