Kardavi: Jerusalemi, çështje që prek gjithë botën islame

Jerusalemi është një çështje që nuk i përket vetëm palestinezëve dhe arabëve, por të gjithë botës islame, tha kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Islam (IUMS) Jusuf el-Kardavi.

Në rrjetin social Twitter ka shkruar se Jerusalemi, në të cilin në ditët e fundit janë ngritur tensionet, është një çështje e përbashkët që i përket të gjithë botës islame.

Kriza u përshkallëzua të premten në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne