Karzai: Dështuam keqas të gjithë. Dialog me të gjithë, përfshirë talebanët

Ndërhyrja e ShBA-së dhe aleatëve të saj në Afganistan ishte një dështim i turpshëm dhe i plotë. Kështu mendon ish-presidenti afgan Hamid Karzai, njeriu kryesor pas rënies së talebanëve dhe aleat i ngushtë i ShBA. Në një intervistë për revistën “Spiegel” Karzai jep disa mendime mbi arsyet e kësaj që ndodhi duke vënë gishtin mbi mbështetjen që ShBA i jep Pakistanit, aktori kryesor mbështetës i terrorizmit në rajon.

Fillimisht pas tragjedisë së 11 shtatorit, ne ja dolëm shumë mirë. Afganistani u çlirua nga talebanët, u rikthyen të drejtat e grave, u ndërtuan institucionet.por kur vjen puna tek arsyeja themelore për ndërhyrjen në Afganistan – mposhtja e terrorizmit dhe ekstremizmit -ne dështua, të gjithë dhe dështuam keqas, shprehet Karzai.
Sipas tij e vetmja zgjidhje për situatën aktuale është afrimi në dialog politik i të gjithë aktorëve në vend, përfshirë talebanët që janë fituar terren në vend. Po kështu, Karzai, një nga njerëzit e akuzuar gjerësisht për korrupsion, thotë se ndër arsyet që Afganistani nuk po stabilizohet është edhen rivaliteti mes fuqive të mëdha, diçka që nuk ndodhte në vitet e fillimit të ndërhyrjes në vend.

Kur ShBA erdhi në Afganistan bashkë me aleatët e vet, kishte bashkëpunim perfekt mes fuqive kryesore: Rusisë, Arabisë Saudite, Iranit. Një arsye për suksesin fillestar në Afganistan ishte ky bashkëpunim. Sot, për fat të keq ky bashkëpunim i ka lënë vend dyshimit dhe rivalitetit. Tani ata po përpiqen të dobësojnë njëri-tjetrin në Afganistan, vijon Karzai.

Sipas tij, mënyra sesi ShBA po sillet me Pakistanin në kurriz të Afganistanit po prodhon faturë të lartë.

Ne nuk duam që ShBA të jetë armik me Pakistanin, por të jetë e vërtetë me Afganistanin, deklaron ai. Është e njëjta situatë me atë që po ndodh në Siri, një vend që është kthyer në sheshbeteje mes fuqive kryesore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne