Kasami: ‘Kumanova’ ndodhi në kohën e VMRO-BDI-së ndërsa dënimet drakonike po bëhen me LSDM-BDI-në

Pas vendimit gjyqësor për rastin “Kumanova” ka reaguar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ci tha se ky vendim gjyqësor dëshmon qasjen e njejtë ndaj shqiptarëve të qeverisë aktuale ashtu si qeveria e kaluar.

Ja reagimi i plotë i Kasamit:

“Dënimi i sotshëm në procesin gjyqësor të njohur si “rasti Kumanova” flet edhe për vazhdimin e të njëjtës qasje të kësaj qeverie kur në pyetje janë shqiptarët. Të dënuarve pos që nuk iu lejua mbrojtje e denjë, ata u dhunuan fizikisht në burg, si dhe nuk iu njoh e drejta për mbikëqyrje ndërkombëtare të gjykimit.
Dënime të këtilla drakonike ndaj shqiptarëve, jo vetëm që ngrisin shumë dyshime, por lënë pasoja në marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
“Rasti i Kumanovës” ndodhi në kohën e VMRO – BDI-së, ndërsa dënimet drakonike po bëhen me LSDM – BDI-në, me çka deri sa BDI është në pushtet raste të tilla gjithnjë ka patur, e fatkeqësisht vazhdojnë të ndodhin. Njëjtë si në qeverisjen e kaluar, edhe tani Ministria e Drejtësisë drejtohet nga kuadër i BDI-së, deri sa shqiptarët po gjykohen me dënime qindra vjeçare me burg”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne