Kashar: Arrestohet mësuesi 64-vjeçar “pedofil”

Mësuesi i një shkolle në Kashar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një nxënëse të mitur të klasës së shtatë. Prindëërit e vajzës kanë bërë kallzimin në polici, ku në prani të psikologut, vajza ka treguar ngjarjen. Ajo ka treguar se mësuesi i saj i saj i matematikës dhe njëkohëisht mësuesi kujdestar e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të, duke e puthur e prekur në zona intime.

Sipas vajzës, këto veprime bëheshin edhe në korridoret apo ambjentet e tjera të shkollës. Nga ana tjetër mësuesi i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ka patur një marrëdhënie korrekte mësues-nxënës. Komisariati i policisë nr. 6 po merr edhe deklarimet e stafit të mësuesve të tjerë të shkollësm si dhe nxënësve që janë në klasë me vajzën e ngacmuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne