Kasmi: U godita me shkopinj nga policia në mënyrë të pabesë ndërsa raportoja lajmin, 10 të qepura në kokë

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u shpreh nga spitali ku po merr mjekimin se është goditur në mënyrë të pabesë nga forcat e policisë ndërsa ishte duke raportuar lajmin nga protesta që po zhvillohej para Ministrisë së Brendshme.
Në një prononcim për gazetën Rilindja Demokratike, Kasmi u shpreh se mjekët i kanë bërë 10 të qepura në kokë për shkak të çarave të shkaktuara nga goditjet e policisë me shkopinj.
Ndërkohë, në spital ka shkuar për të vizituar kryeredaktorin e RD edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Kreu i PD në fjalën mbyllëse para protestueve tek Ministria e Brendshme u shpreh se Kasmi ishte në krye të detyrës kur u dhunua nga forcat e policisë.
Policia ka goditur dhe përgjakur kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Blendi Kasmi në momentin që ishte duke raportuar lajmin për protestën.
Dhuna policore ndaj kryeredaktorit të RD u denoncua edhe nga iish-Kryeministri Berisha.
“Narkobanditet me uniformë përgjakin protestën e opozitës, godasin kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! sb’, shkruan ish-Kryeministri Berisha në Facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne