Kastrati sundon në Norvegji, ka një mesazh për Bunjakin

NGA: KEMAJL GOCA

Flamur Kastrati me një fëmijë në krah
Të gjithë i la pa tekst në tri javët e para në elitën e futbollit norvegjez. Bëhet fjalë për qendërsulmuesin me prejardhje nga Peja, Flamur Kastrati, që luan për ekipin e Sandefjord-it, ndryshe është reprezentues i Kosovës. Kastrati po dëshmohet gjithnjë e më i përsosur, për tri ndeshje po aq gola dhe konfirmon se do të jetë edhe më i mirë në sfidat e radhës. Të dielën që e lamë me dy gola e tij (njërin nga penalltia) vulosi fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:1 kundër vendasve të Valerenga-s. Kastrati kryeson me tri gola listën e shënuesve me pesë futbollistë të tjerë, Gytkjaer e Ibrahim (Haugesund), Mortensen (Sarpsborg 08), Omoijuanfo (Stabaek) e Tagbajumi (Stromsgodset). Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” shprehet i lumtur për golat, për fitoren e parë të skuadrës së tij në kampionat, por gjithsesi se ka një mesazh edhe për përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki.

“Bota sot”: Flamur, tri ndeshje tri gola në elitën e futbollit norvegjez, a e keni pritur këtë seri aq të mirë?

Flamur Kastrati: Po, e kam pritur që 2-3 vjet. Sepse kam pritur të luajë në këtë pozicion, për shkak se unë zakonisht kam luajtur qendërsulmues.

“Bota sot”: Pas dy humbjeve vjen fitorja e parë në kampionat, me dy golat tuaj, si ndjeni?

Flamur Kastrati: Ndjehem shumë mirë, edhe pse nuk kemi arritur me pikë dy ndeshjet e para, kemi luajtur shumë mirë. Janë tri pikët e para, tani mbetet të vazhdojmë me rezultate të mira.

“Bota sot”: Sa ishte vështirë kundër Valerenga-s, çfarë e veçojë ekipin tuaj?

Flamur Kastrati: Besoj që kemi treguar zemër, ofensivën e kemi pasur shumë të mirë gjithashtu edhe defensivën në nivel të lartë. Kur është kolektivi i mirë, gjithçka sipas asaj që dëshirojmë, normal se edhe sukseset nuk mungojnë.

“Bota sot”: Me 17 prill do të takoheni me FC Kristiansund-in, është një nga sfidat më të vështira?

Flamur Kastrati: Kristiansundi është ekip që së bashku me ekipin tonë janë ngjitur në elitë! Ka me qenë lojë e vështirë, por besoj që nëse luajmë si kemi luajtur në tri ndeshjet e para do të marrim pikë.

“Bota sot”: Pas humbjes me rezultat 2:1 nga Lillestrom, pastaj 0:3 nga Rosenborg, vjen fitorja e parë. Kjo fitore e ngritë motivin për sfidat e radhës?

Flamur Kastrati: Normal, sepse kundër Lillestromit kemi marrë gol sekondat e fundit edhe pse vërtet luajtëm mirë. Kundër Rosenborgut kemi pas kontrollin e ndeshjes, por mbetem me 10 lojtarë nga minuta e 45+3 dhe ishte vështirë, duke ndikuar që ta humbim takimin. Sepse kartoni i kuq në fund të pjesës së parë e bëri të veten dhe ndryshojë rrjedhën e lojës. Ndryshe është kur je i kompletuar në fushë, ndryshe kur ke një lojtar me pak në fushë.

“Bota sot”: Çfarë premtoni?

Flamur Kastrati: Çdo ditë kemi punuar shumë. Ekipi ka punuar shumë dhe besoj që më këtë tempo kemi me arritur shumë pikë

“Bota sot”: Gjashtë futbollistë me nga tri gola, a synoni epitetin e shënuesit më të mirë?

Flamur Kastrati: Unë si sulmues duhet me punuar shumë për me arritur të rasti, kur të vijnë aty, duhet me pasur qetësinë dhe me shënuar!

“Bota sot”: Tre gola për tri ndeshje, a janë konfirmim për përzgjedhësin Albert Bunjaki, se sërish e meritoni ftesën në kombëtaren e Kosovës?

Flamur Kastrati: Unë jam kanë aty dhe pas lëndimit kisha probleme me u paraqit! Unë e kam një mesazh, nëse ka Alberti nevojë për lojtar në qendër të sulmit dhe që punon e nuk ndalet, dhe që ka dëshirë, por edhe shkathtësi për të shënuar, duhet me me ftuar në ndeshjen që vjen! Fundja tani luajë në pozicionin tim, kështu që jam i gatshëm./ Bota Sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne