Katari dhe Franca fillojnë dialogun strategjik

Katari dhe Franca filluan dialogun strategjik për të shqyrtuar problemet me vendet arabe.

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Thani dhe homologu francez, Jean-Yves Le Drian dolën në një konferencë të përbashkët shtypi në kryeqytetin Doha të Katarit.

Në fjalimin e tij, Al Thani bëri të ditur se dy vendet nënshkruan komunikatën e qëllimit të dialogut strategjik dhe nënvizoi se dialogu në fjalë do ti sjellë shtysë marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kurse Le Drian, që bëri të ditur se dialogu strategjik, ku do të shqyrtohen mosmarrëveshjet ndërmjet Katarit dhe vendeve arabe, ka si qëllim që mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve të zgjidhen me rrugën e dialogut dhe popujt të mos paguajnë për problemet që jetohen.

Ai tha gjithashtu se Franca mbështet organizimin e Kupës së Botës FIFA 2022 nga ana e Katarit dhe tha se do të jenë pranë këtij vendi në të gjitha kampionatet që do të zhvillojë (në të ardhmen). Le Drian i përcolli Skuadrës Kombëtare të Futbollit të Katarit urimet e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për fitoren e Kupës së Azisë AFC 2019.

Le Drian ditën e hënë u takua me Emirin e Katarit, Sheikun Temim bin Hamed Al Than.

Ndërmjet Katarit dhe Francës në dhjetor të vitit 2017 u nënshkruan shumë marrëveshje ushtarake.

Ndërkohë që Franca pranohet si partnerja e shtatë më e madhe ekonomike e Katarit, ky i fundit cilësohet si një partner tregtar shumë i rëndësishëm i udhëheqjes së Parisit në Gjirin Persik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne